Lajmet

Ministria e Brendshme Gjermane do të blejë 20,000 smartfonë Blackberry për të shmangur përgjimet e NSA-së

Jul 31 2014
0 Shpërndarje
Ministria e Brendshme Gjermane do të blejë 20,000 smartfonë Blackberry për të shmangur përgjimet e NSA-së

gsmarena_002Blackberry do të bëjë biznes dhe për këtë duhet të “falenderojë” NSA-në. Gjermania ka shprehur një pakënaqësi të thellë ndaj zbulimeve të fundit rreth NSA-së dhe ka vendosur të mos rinovojnë kontratën me Verizon.

Tani Ministria Federale Gjermane e Punëve të Brendshme po shikon mundësinë e blerjes së 20,000 smartfonëve Blackberry për arsye sigurie. Ministria tashmë ka 3,000 telefonë Blackberry OS 10 me siguri të intensifikuar nga firma gjermane e sigurisë Secusmart. Mesa duket, Blackberry-t janë smartfonët e vetëm që përputhen me standardet e sigurisë të teknologjisë së Secusmart. Dhe kjo nuk është çudi ngaqë Blacberry ka njoftuar rreth planeve për blerjen e Secusmart.

Pjesë e paketës së sigurisë të Secusmart është një kartë microSD që mban informacionin konfidencial të sigurtë dhe kushton 2,000 Euro. Ky çmim është për një hapësirë prej 4GB. Duhet të dini diçka se kjo nuk është një kartë e zakonshme, por një kartë e dedikuar dhe e enkriptuar.

Përveç se mban të dhënat tuaja të sigurta po ashtu enkripton telefontat dhe mesazhet me standardin 128 Bit AES. Secusmart ka lançuar një softuer sigurie për Blackberry Z30 dhe Blackberry Q10 të quajtur SecuSUITE. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, po ashtu përdor një Blackberry. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>