Lajmet

Ministria e Kulturës shpall thirrjen për projektet me fokus inovacionin

May 14 2014
0 Shpërndarje
Ministria e Kulturës shpall thirrjen për projektet me fokus inovacionin

14-05-12-07-36-04big_14-03-20-07-12-57big_aplikime_ministria_e_kulturesMinistria e Kulturës e Shqipërisë ka shpallur thirrjen e dytë për projekt-propozime në fushat e artit dhe kulturës për vitin 2014. Sipas njoftimit zyrtar, prioritetet e Ministrisë së Kulturës për këtë thirrje janë aktivitetet që kanë në fokus inovacionin, edukimin dhe kreativitetin dhe nuk do të jenë prioritet për këtë thirrje festivalet e çdo lloji. Gjithashtu fondi i planifikuar për këtë thirrje nuk mbështet projekt-propozime në fushën e trashëgimisë kulturore.

 Ministria bën me dije se mund të aplikojnë si individët ashtu edhe organizatat. Ndërsa procesi i vlerësimit zgjat 3 deri në 4 javë, që do të thotë se për projekt-propozimet e paraqitura gjatë kësaj thirrjeje, vendimet merren midis datës 20 qershor dhe 30 qershor. Sipas udhëzuesit të Ministrisë së Kulturës financohen dhe mbështeten aktivitete kulturore që përfshijnë: projekte dhe evente; prodhim artistik; hulumtim dhe zhvillim; zhvillim/zgjerim i audiencave; aktivitete edukuese nëpërmjet artit e kulturës; ngritje kapaciteti të organizatave artistike e kulturore; vepra e projekte artistike e kulturore shëtitëse, gjithnjë me fokus inovacionin dhe kreativitetin. Udhëzimet rreth formës së aplikimit mund ti gjeni duke klikuar në këtë link.

Ministria e Kulturës është bërë pjesë e “Javës së Inovacionit”, nismë kjo e ndërmarrë për herë të parë në Shqipëri nga ministria për Inovacionin dhe Administratën Publike. Në kuadër të kësaj jave, Ministria e Kulturës do të organizojë aktivitete rreth librit në epokën dixhitale, prezencës online të institucioneve kulture dhe aktivitet për dokumentimin e monumenteve të kulturës në Wikipedia. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>