Lajmet

Ministria Italiane e Punëve të Jashmte shënjestër e një sulmi kibernetik

Feb 10 2017
0 Shpërndarje
Ministria Italiane e Punëve të Jashme ka qenë shënjestër e një sulmi kibernetik vitin e kaluar thanë burime të brendshme për agjensinë e lajmeve Reuters ku i dyshuar kryesor është Rusia. Ministria Italiane e Punëve të Jashmte shënjestër e një sulmi kibernetik Photo Source: Reuters

Pranverën e vitit të kaluar hakerat penetruan në sistemet kompjuterike të ministrisë e cila atë kohë drejtohej nga Paolo Gentilioni dhe vijuan për katër muaj me radhë por pa prekur informacione të klasifikuara.

“Sulmi nuk kishte për objektiv sistemet kompjuterike të enkriptuara të cilat ruajnë informacione të klasifikuara por postat elektronike të Ministrisë dhe Ambasadave,” raportoi Reuters.

Gentilioni nuk është prekur nga sulmi bënë të ditur burimet. Sulmet kibernetike janë rritur ndjeshëm që kur filloi fushata për zgjedhjet presidenciale Amerikane.

Kremlini ka mohuar çdo akuzë për ndërhyrje në punët e brendshme të Shteteve të Bashkuara si në rastin e zgjedhjeve.

Burimet brenda Qeverisë Italiane thonë se i dyshuari kryesor ngelet përsëri Kremlini por që nuk është vërtetuar akoma. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>