Lajmet

Ministrja Britanike: Komunikimi i enkriptuar i papranueshëm

Mar 26 2017
0 Shpërndarje
Megjithatë përpjekjet për të kaluar këtë barrierë sigurie me ndihmën e kompanive teknologjik kanë qenë të pa vlera që pas sulmit të San Bernardinos. Ministrja Britanike: Komunikimi i enkriptuar i papranueshëm Photo Source: Reuters

Kompanitë teknologjike duhet të bashkëpunojnë me agjencitë e zbatimit të ligjit nëse nuk duan të shndërrohet në vendin sekrete të terroristëve të cilët përdorin shërbimin e enkriptuar të komunikimit për të realizuar sulmet e tyre u shpreh Ministrrja e Brendshme Britanike Amber Rudd ditën e dielë.

Mediat lokale raportuan se britaniku Khalid Masood i cili pak ditë më parë kreu një sulm pranë parlamentit Britank duke i marrë jetën të paktën katër personave kishte përdorur një shërbim të enkriptuar komunikimi përpara kryerjes së aktit.

Megjithatë përpjekjet për të kaluar këtë barrierë sigurie me ndihmën e kompanive teknologjik kanë qenë të pa vlera që pas sulmit të San Bernardinos.

Kur u pyet për opinion e saj lidhur me kompanitë të cilat ofrojnë komunikim të enkriptuar, ajo u shpreh me fjalë:

“Është absolutisht e papranueshme që terroristëve tu ofrohet një mundësi e tillë për tu fshehur. Ne duhet të sigurohemi se kompani si WhatsApp, dhe ka shumë të tilla, të mos ofrojnë një formë sekrete komunikimi mes terroristëve.”

Sulmi i së Mërkure ringjalli edhe njëherë tjetër debatet mes privatësisë dhe sigurisë në Europë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>