Lajmet

Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike merr pjesë në prezantimin e projektit “e-Inspektimi”

Mar 14 2014
0 Shpërndarje
Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike merr pjesë në prezantimin e projektit “e-Inspektimi”

Ministrja e Inovacionit dhe Administratës PublikeProjekti “e-Inspektimi” është pjesë e platformës e-Government dhe ka si qëllim pasqyrimin e të gjitha veprimtarive të inspektorëve shtetërorë të punës, shëndetësisë dhe mjedisit, tërësisht në format elektronik dhe në kohë reale, duke eleminuar kështu përfundimisht procesverbale dhe akte shkresore të panevojshme. Më në fund, Inspektorati Qëndror ka finalizuar fazën e ndërtimit të platformës elektronike “e-Inspektimi” si dhe në bashkëpunim me USAID-in ka bërë të mundur pajisjen e inspektorëve shtetërorë me paketa portabël inspektimi, që kanë në përbërje një laptop, një skaner, një printer portabël dhe një lidhje interneti nëpërmjet një USB-je.

Përmes këtij hapi arrihet standartizimi i procedurave të inspektimit, bashkërendimin e tij në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe monitorimin e një procesi transparent të inspektimit në çdo inspektorat. Gjatë prezantimit të projektit ditën e enjte ishte e pranishme edhe Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, e cila shprehu mirënjohjen e saj ndaj USAID-it dhe u shpreh e kënaqur që më në fund këtij projekti po i jepej jetë.

Ky sistem, tha ministrja, do të rrisë transparencën dhe efektivitetin, duke parandaluar kështu korrupsionin dhe informalitetin. Ajo shtoi se kjo reformë është pjesë e reformës së qeverisë për ristrukturimin e Administratës Publike dhe rritjen e performancës së saj, si detyrë ndaj shqiptarëve dhe kusht i Bashkimit Europian për Integrimin e Shqipërisë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>