Siguri

Ministrja gjermane kritikon privatësinë e Facebook

Apr 5 2010
0 Shpërndarje
Ministrja gjermane kritikon privatësinë e Facebook

Ministrja e mbrojtjes së konsumatorit Ilse Aigner i ka bërë thirrje shefi ekzekutiv dhe themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg në një letër të hapur “që të rishikojë politikat e privatësisë sa më shpejtë që është e mundur”.

Në letrën e ofruar të hënën agjencionit të lajmeve Associated Press, Aigner i referohet planeve për të ndryshuar të dhënat e privatësisë dhe i bënë thirrje kompanisë që të mos lejojë që të dhënat personale të përcillen tek palët e treta për shfrytëzim komercial pa pëlqimin e konsumatorit.

Ajo thekson se “informatat private duhet të mbesin private” dhe shton se “Facebook nuk po e respekton këtë dëshirë”.

Ministrja gjithashtu ka deklaruar se do të fshijë llogarinë e saj në Facebook nëse kjo e fundit nuk ndryshon të dhënat e planifikuara të privatësisë.

Lajmet e fundit>