Lajmet

Ministrja Harito merr pjesë në Samitin Botëror të Shoqërisë së Informacionit

Jun 11 2014
0 Shpërndarje
Ministrja Harito merr pjesë në Samitin Botëror të Shoqërisë së Informacionit

14-06-11-11-52-10big_per_bannerMinistrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito mbajti në selinë e Bashkimit  Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU), Gjenevë, një fjalim mbi vizionin e Qeverisë Shqiptare në kuadër të Shoqërisë së Informacionit. Në praninë e Sekretarit të Përgjithshëm të ITU-së, Touré, ministrave homologë, përfaqësuesve të Agjencive Ndërkombëtare dhe kompanive më të mëdha në fushën e TIK-ut, Ministrja Harito prezantoi objektivat dhe sfidat e Qeverisë Shqiptare dhe të Ministrisë që ajo drejton.

Harito e nisi fjalën e saj duke pohuar se zhvillimi dhe përdorimi i teknologjive të informacionit dhe komunikimit në të gjitha fushat e shoqërisë, ndihmon ndjeshëm në rikthimin e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve publike duke rritur transparencën dhe duke ulur korrupsionin. “Sfidat e Qeverisë janë të mëdha, duke filluar nga përmirësimi i aksesit në internet në zonat rurale, futja masive e TIK-ut në shkollat e mesme, modernizimi i shërbimeve publike (shërbime elektronike në arsim, shëndetësi, në administratën publike, etj)”, u shpreh Harito në fjalën e saj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>