Ja se si

MiniTube – Një rrugë e re për të shikuar video në YouTube [Mac dhe Linux]

Jan 6 2011
0 Shpërndarje
MiniTube – Një rrugë e re për të shikuar video në YouTube [Mac dhe Linux]

Videot në ueb janë të mahnitshme, por ende ka kërkesa për televizione. Këto kërkesa janë si pasojë e mungesave të mendimeve që do të nevojteshin për shikime në të. MiniTube e përsërit këtë në një masë të caktuar duke kërkuar nga përdoruesi që vetëm të vendosë fjalën në kërkime. Bëjeni atë, uluni dhe shikoni. Më e mira është se ky program nuk kërkon Flash. Përdoruesit e sistemeve operative Mac dhe Linux e dijnë që Flash s’është aq stabil në platformat e tyre sikur që është në Windows, kështu që kjo mund të jetë një përparësi.

MiniTube tani është vetëm për Mac dhe Linux, ndërsa versioni për Windows është në ardhje e sipër.

Një mënyrë e re për të shikuar

Në vështrim të parë nuk ka shumë përmbajtje në MiniTube:

Por vërtet, çfarë duhet të bëjmë tjetër? Për të filluar shikimin, vetëm shkruani çfarë dëshironi të shikoni dhe lerëni programin MiniTube që të merret me të tjerat. Automatikisht do të radhisë videot që përputhen me kërkesën dhe do të lëshohen vazhdimisht, derisa të mos kërkoni që programi të bëjë ndonjë gjë tjetër:

Kjo është vërtet një rrugë e mirë për të shikuar ndonjë seri në YouTube.

Shkarkimi

Shtypni me të djathtën e miut në ndonjë video ose shikoni në shiritin e programit dhe ju do të mund të shihni Download  nga edhe mund shkarkoni. Kopjimi i lidhjeve për YouTube është dukshëm më i lehtë dhe i përdorshëm, nëse dëshironi të shkëmbeni ndonjë video të caktuar me dikë. Kalimi në ekran të plotë është një gjë vërtet që mund të pëlqehet. Dhe një gjë shumë e nevojshme është mundësia për të shkarkuar.

Natyrisht se ka rrugë të ndryshme për të shkarkuar video nga YouTube. Në mesin e shumë përzgjedhjeve mund të përdorim 3ouTube dhe ClipGrab. Por nëse jeni duke përdorur programin MiniTube për të shikuar, atë mund ta përdorni edhe për të shkarkuar video materiale. Ruajtja e videove në kompjuter është një rrugë shumë e mirë për t’u siguruar se do të jeni në gjendje të shikoni po ato video edhe pas shumë kohësh, normalisht nëse i ruani.

Instalimi

Instalimi është një punë relativisht e lehtë. Vetëm vizitoni faqen zyrtare të MiniTube dhe gjeni llojin që përshtatet në platformën tuaj. Përdoruesit e sistemit operativ Mac: ky program punon në kompjuterë PowerPC Mac, një lloj i rrallë në këtë kohë, por nëse mundeni, provojeni. Për përdoruesit e sistemit operativ Mac ofrohet një shkarkim “Demo”, por nuk di se çka e dallon atë nga versioni i plotë.

Përdoruesit e sistemeve operative Linux: ju duhet të shikoni udhëzimet në këtë faqe. Atje do të gjeni një arkivë PPA për përdoruesit e llojit Ubuntu dhe lloje të tjera të pakove, së bashku me udhëzime për shumë lloje të sistemeve operative Linux.

Për ta instaluar, hapni terminalin dhe shkruani:

sudo aptitude get install minitube

dhe shkruani fjalëkalimin. Tani, instalimi duhet të fillojë. Pasi të jetë kryer instalimi, është mirë që të shkruani edhe këtë kod në terminal:

sudo apt-get install libqt4-network phonon-backend-gstreamer gstreamer0.10-ffmpeg gstreamer0.10-plugins-bad

që paraqet instalimin e disa gjërave të nevojshme për video.

Nëse nuk dëshironi ta instaloni, është edhe një pako për çdo lloj të sistemeve Linux në PortableLinuxApps që mund të përdoret pa pasur nevojë të instalohet. PortableLinuxApps është vendi më i mirë për të gjetur aplikacione që mund të përdoren pa pasur nevojë për instalim, të quajtura ndryshe aplikacione portative (ang. portable applications)./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>