Biznes

Misek: Samsung planifikon të shes 100 milion të Galaxy S4

Feb 15 2013
0 Shpërndarje
Misek: Samsung planifikon të shes 100 milion të Galaxy S4

Galaxy S i parë ishte i suksesshëm. I dyti Galaxy S2 edhe më i suksesshëm. I treti, Galaxy S3 po i thyen të gjitha rekordet e shitjeve, përveç atyreve që i takojnë iPhone-it.

Tani, duket se njerëzit nga Samsung janë lodhur duke qëndruar nën hijen e Apple dhe rezultateve të tyre të shitjeve kështu që ata janë të vendosur për ta pushtuar edhe më shumë tregun. Llogaritjet e reja të Peter Misek (ky është personi që analizon tregjet) sugjerojnë se Samsung me modelin e vet të ri Galaxy S4 synon të arrijë shifrën prej 100 milion copë të shpërndara.

Ajo se çfarë është më interesante në këtë histori është e fakti se nevoja për komponentët për prodhimin e sasisë së mjaftueshme të këtyre pajisjeve do të kerkoje burime shtesë që mund të rezultojë me zvogëlimin e furnizimit të komponenteve të nevojshme për prodhimin e iPhone-it të Apple.

Ky lajm vjen në kohën kur Apple (sipas Misek-ut) tashmë po has në probleme potenciale në zinxhirin e furnizimit të komponenteve për iPhone-in e ardhshëm.

Misek gjithashtu supozon se Samsung tashmë e ka arritur shifrën prej 60 milion Galaxy S3 të shitura. Në mesin e muajit janar kjo shifër ishte rreth 40 milion copë të shitura.

Nëse Apple do të gjejë furnizues të tjerë të komponenteve, mbetet të shihet, por dihet se “migrimi” nga një prodhues në tjetrin nuk shkon aq lehtë dhe shpejtë. (PCWorld Albanian)

Samsung Galaxy S4

Lajmet e fundit>