Lajmet

MIT do të lëshojë dokumente të redaktuara në lidhje me rastin e Aaron Swartz

Mar 20 2013
0 Shpërndarje
MIT do të lëshojë dokumente të redaktuara në lidhje me rastin e Aaron Swartz

Instituti për Teknologji në Masaçusets do të lëshojë disa dokumente në lidhje me ndjekjen penale të aktivistit të internetit, i cili në muajin janar të këtij viti, në moshën 26 vjeçare, bëri vetëvrasje.

Aaron Swartz, i dha fund jetës teksa priste gjyqin në lidhje me akuzat për hakim.

Kritikët e kanë fajësuar pëlqimin e MIT-së me prokurorët federalë të cilët planifikonin rastin kundër Swartz, por drejtuesi i universitetit, Rafael Reif, tha në një lajmërim gjatë ditës së martë që MIT nuk “ishte frikësuar për të rishqyrtuar veprimet tona” dhe që ai ishte duke kërkuar lëshimin në “shpirtin e çiltër, të baraspeshuar me përgjegjësi”.

Dokumentet do të reduktohen për të mbrojtur privatësinë dhe dobësitë e rrjetit të universitetit, shkroi ai.

“Që nga koha e vetëvrasjes së Aaron Swartz, ne kemi qenë një mostër e ngacmimit dhe e kërcënimit personal,” shkroi ai ndër të tjera.

“Në këtë atmosferë të paqëndrueshme, unë kam përgjegjësi që të mbrojë privatësinë dhe sigurinë e atyre anëtarëve të komunitetit tonë që janë përfshirë në këtë çështje, në kursin e kryerjes së punëve të tyre për MIT dhe për të siguruar një ambient të sigurt për të gjithë ne që e quajmë MIT-në shtëpi.”

Swartz, i cili ishte përfshirë në lëvizjen për të siguruar qasjen në dokumentet në internet, u vetëvra më 11 janar 2013, dy ditë pasi ishte arrestuar nën akuzat për vjedhje të 4 milionë dokumenteve nga MIT dhe Jstor, që është arkiv i revistave shkencore dhe dokumenteve akademike.

Ai do të duhej të paguante 4 milionë dollarë si gjobë dhe më tepër se 50 vite burgim nëse do të shpallej fajtor. (PCWorld Albanian)

Aaron Swartz

Lajmet e fundit>