Lajmet

MIT gjen një rrugë të re për të krijuar rrymë

Mar 8 2010
0 Shpërndarje
MIT gjen një rrugë të re për të krijuar rrymë

Një fenomen më parë i panjohur dhe i etiketuar si “valë termoelektrike”, shkakton që valë të energjisë të shkrepin përmes nanotubave të karbonit.

Zbulimi “hap dyert për një fushë tërësisht të re të hulumtimeve energjetike, gjë që ndodh tepër rrallë” thekson autori i lartë Michael Strano nga MIT. Sikurse mbeturinat pluskuese të anijes së mbytur që shtyhen në sipërfaqe nga valët që udhëtojnë përgjatë oqeanit, duke se një valë termale – një puls i lëvizshëm i nxehtësisë – që udhëton përgjatë një kablloje mikroskopike mund të marrë në udhëtim edhe elektrone, duke krijuar një energji elektrike.

Nanotubat përçues elektrik dhe termik janë mbuluar me një shtresë të një derivati jashtëzakonisht reaktiv. Kur ky i fundit ishte ndezur, një valë termale me lëvizje shumë të shpejtë udhëtoi përgjatë gjatësisë së nanotubit të karbonit sikurse një flakë përgjatë një fitili të ndezur.

Por nxehtësia e prodhuar nga ajo djegie, duke se gjithashtu shtynë edhe elektronet përgjatë tubit, duke krijuar një energji elektrike të konsiderueshme. Sistemi vendos energji përreth 100 herë më të mëdha sesa ekuivalenti i peshës së baterisë litium-jone.

Sasia e energjisë së liruar, thuhet se është shumë më e madhe sesa që është parashikuar nga kalkulimet termoelektrike. “Këtu po ndodh diçka tjetër” thekson Michael Strano. “Ne e quajmë argëtim elektronesh pasi që pjesë të rrymës së tanishme duket të rriten me vëllimin e valëve”

Ai shpjegon se valët termale, duket se po argëtojnë bartësit e ngarkuar me elektrone, sikurse një valë e ozenave që mund të marrë dhe të bartë copëza të ndryshme. Ekipi dyshon se kjo është përgjegjëse për energjinë më të lartë.

Por për shkak se bëhet fjalë për një zbulim të ri, është vështirë të parashikohet saktësisht se ku do të jetë aplikimi praktik. Por Strano sugjeron se aplikimi i mundshëm mund të jetë mundësia për formimin e pajisjeve të reja ultra të vogla elektronike, me madhësi të kokrrave të orizit.

Në teori, thekson ai, pajisje të tilla mund të mbajnë fuqinë e tyre pa u përcaktuar, për dallim prej baterive mbushja e të cilave gradualisht rrjedh gjersa ato qëndrojnë në një raft.

Lajmet e fundit>