Softuer

MIT OpenCourseWare feston 10 vjetorin, synohet zgjerimi i edukimit të hapur

Feb 23 2011
0 Shpërndarje
MIT OpenCourseWare feston 10 vjetorin, synohet zgjerimi i edukimit të hapur

Gjatë dekadës së fundit, MIT ka shkëmbyer materialin e kursit të saj me mbi 100 milion individë, dhe MIT OCW është duke vendosur një rrugë ambicioze për dekadën e ardhshme me synimin e zgjerimit tek më shumë individë tjerë.

Megjithëse tani po bëhen gjëra të zakonshme diskutimet për mundësitë e edukimit online, mësimit në distancë dhe ligjëratave në YouTube, krijimi i MIT OpenCourseWare në prill të vitit 2011 ishte një lëvizje e qëlluar. Fakulteti u pajtua që të ofrojë online përmbajtjen e kursit, në mënyrë që të ndihmojë dhe përkrahë sistemin e hapur dhe bashkëpunues të mësimit. Më pas pritej që resurset të shfrytëzoheshin nga studentët dhe ligjëruesit. Por krijimi i programit MIT OpenCourseWare solli një nxitje të fuqishme në lëvizjen globale të kursit të hapur.

Dhe qartë, MIT OCW nuk është  vetëm një resurs i thjeshtë për edukatorët tjerë. Siç tregojnë figurat e saja të shfrytëzimit, programi ndihmon në ofrimin e një shërbimi të shkëlqyer për të arritur nevojat e edukimit për mësuesit anembanë botës.

Dekada e radhës për MIT OCW

Në rrugëtimin e saj MIT OpenCoursrWare planifikon të zgjerojë disa prej iniciativave të saja më të reja dhe të fokusohet në katër zona kyçe gjatë viteve të ardhshme:

1. Dërgimin e OpenCourseWare në çdo vend:
MIT ofron pako të kurseve për shkarkim nga ueb faqja e saj dhe ka mbi 250 faqe tjera që pasqyrojnë atë përmbajtje. Videot ofrohen në YouTube dhe MIT OCW së fundi paraqiti edhe një aplikacion për iPhone. “Për të arritur tek miliarda njerëz ne duhet të mundësojmë qasje të lehtë në OCW, të adoptojmë metodat e reja të shpërndarjes së materialeve dhe të zhvillojmë qasje në arritjen e popullsive që ende nuk janë shërbyer” theksojnë zyrtarë të MIT.

2. Shërbim ndaj audiencave kyçe: MIT ka krijuar një “Shkollë të Mesme të Theksimeve”, që është një program që do t’i ndihmojë nxënësit e shkollave të mesme të SHBA-së me shkencë dhe teknologji. Ajo gjithashtu a lansuar edhe bursën OCW, që do të mundësojë kurse të hapura dhe të veçanta për nxënës të pavarur.

3. Krijimi i komuniteteve të mësimit të hapur: Në bashkëpunim me OpenStudy, MIT OCW tani ka krijuar një sistem bashkëveprues të mësimit ku ata që ndjekin një kurs të caktuar mund të studiojnë së bashku, të punojnë së bashku dhe të përgjigjen në pyetjet e njëri tjetrit. MIT OCW planifikon të fokusohet më shumë në këto forma të mësimit social dhe të këtyre miunësive.

4. Fuqizimin e edukatorëve anembanë botës: “Edukatorët janë një shumëzues kyç për ne” tha MIT. “Duke sjellë materiale OCW në dhomat e tyre të mësimit, ata shkëmbejnë përmbajtjen me miliona të tjerë, të cilët mund të mos kenë qasje në internet. Në dekadën e ardhshme, MIT do të synojë që t’iu ofrojë të gjithë edukatorëve veglat e nevojshme që iu duhen për të shërbyer studentët”.

Në maj të këtij viti, MIT do të jetë co-host i takimit vjetor të OpenCourseWare Consortium në kampusin MIT, gjatë së cilit takim pritet të arrijnë 300 përfaqësues të programeve udhëheqëse OCW nga pjesë të ndryshme të botë. Ngjarja do të shikojë retrospektivë dekadën e kaluar të MIT OpenCourseWare, por gjithashtu do të shikojë të ardhmen e sjelljes së resurseve të hapura mësimore tek mësuesit e ndryshëm anembanë botës.

Një rol kyç në të ardhmen e këtij kursi në Kosovë pritet të ketë edhe Shoqata për Softuer të Lirë dhe të hapur (FLOSSK) e cila me përvojën e saj dhe me aktivitetet e saja të shumta drejt promovimit të lirisë softuerike, do të mund të ndihmojë dhe përkrahë të interesuarit nga Kosova që të përcjellin këto kurse apo edhe të jenë pjesë e përfaqësuesve të programeve OCW edhe për Kosovë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>