Analiza

Miti për “supergruan”: Marissa Mayer, nuk është engjëll, as djall

Dec 9 2013
0 Shpërndarje
Miti për “supergruan”: Marissa Mayer, nuk është engjëll, as djall

Në internet po burojnë shumë informacione të cilat japin pikëpamje të ndryshme rreth Marissa Mayer të cilën një numër i madh i gazetarëve e kanë prezantuar si “supergrua”. Pasi mori udhëheqjen e Yahoo-s, Marissa Mayer u bë një ndër yjet më të mëdha të industrisë teknologjike e cila është përgjegjëse për rikthimin e madh në biznesin e Yahoo-s.

Çmimet e aksioneve të kësaj kompanie kohë më parë kanë arritur në 38 dollarë, që është vlera më e madhe që nga viti 2006, ndërsa si dy arsyet kryesore të rritjes konstante të çmimit të aksioneve shumica e analistëve përmendin pjesën e Yahoo-s në kompaninë kineze Alibaba dhe drejtimin e Marissa Mayer-it.

Përveç gazetarëve të teknologjisë, Marissa Mayer një vëmendje të madhe i kanë kushtuar edhe në Vogue dhe Vanity Fair, ndërsa në bazë të disa artikujve të publikuara së fundmi, në faqen All Things D thonë se, edhe pse publiku e ka fituar një përshtypje se bëhet fjalë për një “grua të plotfuqishme”, një pjesë e të punësuarve brenda në Yahoo nuk janë aq të kënaqur me të dhe po ankohen në stilin e saj “imperial” të udhëheqjes dhe dëshirën për kontroll të plotë ndaj të gjitha gjërave në kompani.

Gjithashtu, edhe përkundër që në media Marissa është pasqyruar si e suksesshme dhe “princeshë” sharmante, e cila tërheqë lëvizje tepër të suksesshme biznesi, duket se realiteti është pak më ndryshe.

Duke u përgatitur për artikullin e madh rreth jetës private dhe të biznesit të shefes së Yahoo-s gazetarët e Vanity Fair kanë biseduar me disa shokë të saj të cilët kanë thanë se “është një person i habitshëm e cila është e vështirë për tu kuptuar”. Është gabim që ajo të prezantohet si engjëll apo djall, ndërsa disa gjëra rreth saj janë çuditërisht të pashpjegueshme, thanë disa nga shokët dhe kolegët e Marissa-s.

Një pjesë e ish- kolegëve të saj nga Google besojnë se për mbi-theksimin e tepruar të roleve të Marissa Mayer-it (të cilës shpesh i janë atribuuar disa suksese për të cilat ajo nuk është përgjegjëse e vetme) nuk është faji i saj, por më së shumti gazetarët të cilët kanë krijuar një mit për “supergruan” në botën e teknologjisë në të cilin dominojnë kryesisht meshkujt.

Gati të gjithë njerëzit nga Google pajtohen se bëhet fjalë për një inxhiniere të shkëlqyeshme e cila e di punën e saj, por theksojnë se si Marissa është mjaft e pasigurt dhe në mënyrë konstante kërkon vëmendje, arsye kjo që ka pasur shumë armiq në Google.

Megjithatë, edhe pse shumicës nuk i pëlqen mënyra se si ajo udhëhoqi gjërat në Google dhe si i udhëheqë tani në Yahoo, thuhet se si ajo ka një karakter të fortë dhe aftësi për të udhëhequr kompani të madhe dhe njerëzit të cilët e njohin mirë e dinë se ajo është një luftëtare e madhe dhe shumë e fortë dhe për këtë arsye ajo do të ketë sukses në Yahoo të cilës dëshiron të i’a kthejë famën e vjetër që kishte dikur. (PCWorld Albanian)

Marissa

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>