Harduer

Mitsubishi shpalos 92 inç 3D Cinema TV

Feb 22 2011
0 Shpërndarje
Mitsubishi shpalos 92 inç 3D Cinema TV

Ekrani i ri Mitsubishi fuqizohet nga teknologjia DLP dhe veçohet me një transmetues të integruar 3D, ka 4 hyrje HDMI, Bluetooth për audio transmetim, disa altoparlantë, altoparlantë në pjesën e prapme  dhe subwoofer, ndërfaqe JADE me bazë në aktivitet të përdoruesit dhe një shkallë rifreskimi prej 120Hz.

Ashtu siç edhe do të pritej nga një ekran 92 inç ai nuk do të ketë një çmim të lirë. Ekrani do të jetë i pajisur me teknologjinë e re 3D të Mitsubishi  dhe teknologjinë DLP, e cila do të ndikojë që çmimi në fakt të arrij në një shifër prej 6000 dollarë. Por në fund të fundit kur kemi të bëjmë me një ekran të kësaj madhësie kjo shumë nuk duket edhe aq e lartë apo jo? /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>