Lajmet

Mitt Romeny, “tradhtohet” nga mbështetësit e tij në Facebbok

Nov 11 2012
0 Shpërndarje
Mitt Romeny, “tradhtohet” nga mbështetësit e tij në Facebbok

Shprehja “Miqtë e mirë në ditë të vështira”, duket se nuk ka vend për ndjekësit në profilet shoqërore, të ish- kanditatit për president në SHBA Mitt Romeny.

Ai po humbet rreth 847 shokë çdo orë në Facebook.

Nëse shkojmë sipas kësaj matjeje, atëherë shumë nga shokët në Facebook të Mitt Romney-it nuk ishin shokë të vërtetë: në tre ditë pasi Romney pranoi humbjen në graën për president të SHBA-ve, më tepër se 50,000 përdorues e kanë larguar pëlqimin nga faqja e tij.

Ashtu siç ishte treguar nga San Francisco Chronicle, Romney dhe Obama ishin që të dy duke fituar pëlqyes në Facebook dhe Twitter gjatë mbrëmjes së të martës, ndonëse Obama mori pesë herë më tepër mbështetës në të dy rrjetet.

Pak kohë pasi Romney e pranoi humbjen, ndjekësit e vet në rrjetet shoqërore filluan me shpejtësi që të largohen. Që nga ora lokale 11.30 të martën, më tepër se 55,025 përdorues kanë larguar pëlqimin për guvernatorin e Masaçusets, me një shpejtësi rreth 847 për një orë.

Obama vazhdon të ketë një mbështetje mbresëlënëse në rrjetet shoqërore

Romeny për momentin ka fituar 17,601 ndjekës në Twitter që kur ka humbur në zgjedhje. Kjo është e tepërt dhe mund të jetë dëshmi e veprimtarisë së robotëve.

Në krahasim nga Romney, Obama ka një rritje mbresëlënëse në rrjetet shoqërore. Ai mori 33,118,444 pëlqime në Facebook, që është 804,479 më tepër se sa kishte në natën e zgjedhjeve dhe 20,982,472 më tepër se sa që Romney kishte në kulmin e tij.

Obama kishte po ashtu më tepër se 23 milionë ndjekës, pothuajse gjysmë milionë që nga nata e zgjedhjeve, mbase edhe duke arritur që të vendos rekord botëror me cicërimat Romney, Faceobook-un e tij e ka përditësuar saktësisht dy herë që nga zgjedhjet. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>