Harduer

Miu “Tron” i ndërtuar për lojëra

Dec 26 2010
0 Shpërndarje
Miu “Tron” i ndërtuar për lojëra

Tron:Legacy ishte filmi numër një në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar, kështu që ky mi është një tërheqës i sigurtë i vëmendjes së dashamirësve. Por a do t’ua mbush syrin lojëtarëve? Le të hedhim një vështrim.

Edhe pse është një mi me tel – një veçori kundërshtuese për një mi të përshtatshëm për lojëra – gjëja e cila do të mund të zgjonte kurreshtjen e lojtarëve është senzori DPI 3.5G. Ndjeshmëria e tij është e madhe dhe dy pullat e tij shtesë në secilën anë janë të programuara për shumë funksione. Pra, veçoritë e tij janë të përshtatshme për përdorim gjatë argëtimit.

Është keq që ky mi 100 dollarësh të ketë një ndjeshmëri plastike në të. Është i ndërtuar tërësisht me plastikë. Shtypja në pullën e djathtë dhe të majtë në të tingëllon pak zëshëm. Ky mi ndjehet i baraspeshuar në një dorë mesatarisht të madhe.

Miu për lojëra Tron kushton 100 dollarë. Nëse blerësi është i interesuar që të shijojë efektin e plotë, ai duhet të shpenzojë 30 dollarë më shumë për të marrë një qilim për mi që është biolimunishent. Veçoritë më të pazakonta të tij janë mënyrat se si e paraqet shkëlqimin e kaltër për disa momente kudo që llaseri drejtohet.

Ky prodhim është i licensuar nga Disney. Ky mi mund të mos jetë i nevojshëm për zyre, por për qendrat e lojërave ai do të mund të ishte një gjë mjaft e përshtatshme për dashamirësit e filmit Tron

Lajmet e fundit>