Harduer

Miu preciz, Microsoft Arc Touch

Sep 2 2010
0 Shpërndarje
Miu preciz, Microsoft Arc Touch

Miu Microsoft Arc Touch është i trashë vetëm 15 mm dhe funksion me një palë bateri AAA. Veçoria më interesante e këtij miu është teknologjia Advanced Blue Track e Microsoft që ofron “precizitet maksimal në çfarëdo lloj sipërfaqe” dhe gjithashtu duhet theksuar edhe pranimin e sinjalit pa tela në brez 2.4 GHz, përmes një nano-pranuesi.

“Pas shumë pritjeve, ne jemi të lumtur të paralajmërojë Microsoft Arc Touch Mouse! Ju mund ta keni par këtë mi me pamjet e pakta që kem paraqitur në Twitter – dhe ne tentuam t’ju fusnim në mendime të thella për të kuptuar se çfarë është kjo sipërfaqe e rrafshët. Disa përgjigje kreative na befasuan mjaft shumë!” tha Microsoft në një koment të sajin.

Ju mund të kuptoni më shumë detaje rreth të riut Microsoft Arc Touch tek Microsoft Hardware Blog, ndërsa sa i përket paraqitjes në treg, miu mund të para-porositet tani nga shitës online dhe do të fillojë me dërgesat e para në dhjetor të këtij viti.

Lajmet e fundit>