Lajmet

Mjafton një shkelje syri dhe Google Glass bën foto

Dec 18 2013
0 Shpërndarje
Mjafton një shkelje syri dhe Google Glass bën foto

Përdoruesit e Google Glass janë suprizuar gjatë kësaj jave, kur Google lançoi një opsion të ri për MyGlass, pak para kohe duhet thënë. Kompania lançoi versionin iOS të MyGlass, më parë se sa ishte menduar.

Versioni për iOS u hoq më pas nga Apple App Store, por më vonë u zbulua një sërë përditësimesh për Glass (së bashku me një shpjegim lidhur me çështjen e ngatërresës në dyqanin e aplikacioneve).

Më e veçanta ishte në fakt një karakteristikë e re e cila u mundëson përdoruesve të shkelin syrin për të berë foto.

Kjo veçori ishte në fakt e disponueshme më parë përmes një aplikacioni të quajtur Winky. Në fakt, ky aplikacion nxiti shumë kritika për sa i përket çështjes së kapjes së fotove në zona publike.

Çështja e privatësisë është ngritur gjithmonë e me më tepër forcë që prej lançimit të Google Glass. Kongresi amerikan përpiloi në fillim të vitit një letër, të cilën ia dërgoi Google-it, ku flitetj specifikisht për pajisjen dhe përdorimin e saj.

Mesa duket, Google nuk shqetësohet lidhur me opsionin e shkeljes së syrit dhe se sa negativisht mund të shihet ai nga publiku i gjerë. Në mesazhin që iu bashkangjit përditësimit, skuadra e Glass shkruante:

“Do të fillojmë me fotot, por mendoni se mund të jetë tjetër e mundur. Imagjinoni një ditë kur jeni në një taksi, shkelni syrin tek taksimetri dhe paguani direkt. Mendoni sikur jeni në një dyqan, shihni një palë këpucë dhe numri juaj ju dërgohet direkt në shtëpi. I shkelni syrin një recete gatimi dhe ju shfaqen menjëherë para syve instruksionet. Pa përdorur duart, pa bërë rrëmujë, pa u bezdisur. A nuk është fantastike?”

Përveç kësaj karakteristike, përditësimi përfshin edhe një ekran kyçjeje, ku duhen bërë disa prekje dhe veprime të veçanta për ta çkyçur atë. (PCWorld Albanian)

2glssupddec90870adf

Lajmet e fundit>