Lajmet

Mjekët mund të diagnostikojnë tashmë çrregullimet mendore përmes një aplikacioni mobile

Jul 5 2013
0 Shpërndarje
Mjekët mund të diagnostikojnë tashmë çrregullimet mendore përmes një aplikacioni mobile

Procesi i diagnostikimit të çrregullimeve mendore mund të reduktohet nga tre vjet në 10 minuta.

Cantab është një aplikacion i ri për iPad, i cili është zhvilluar nga Cambridge Cognition për të ndihmuar në diagnostikimin e hershëm të çmendurisë.

Teknologjia është bazuar në testimet që janë kryer në Universitetin Cambridge dhe është projektuar në mënyrë të tillë që të jetë e lehtë për t’u përdorur nga përdoruesit.

Cantab është i disponueshëm në 20 gjuhë. Ai përfshin edhe opsione për të enkriptuar rezultatet e testeve për t’i printuar apo për t’i shtuar në dosjen e pacientit. Kompania është shprehur se Cantab është krijuar vetëm për të ndihmuar në diagnostikimet paraprake dhe nuk mund të konsiderohet si rekomandim i plotë.

Testi regjistron rezultatet si për çrregullimet e humorit ashtu edhe ato funksionale, duke u dhënë mjekëve një ide më të mirë se si të procedojnë më pas me trajtimet.

Cambridge Cognition e shpërndan aplikacionin vetëm për profesionistët e regjistruar në këtë fushë në Mbretërinë e Bashkuar, duke qenë se aplikacioni nuk është dizajnuar ende për përdorim publik. (PCWorld Albanian)

Cantab mobile

Lajmet e fundit>