Lajmet

Mjeti i Autosugjerimit i Bing, bëhet më i “zgjuar”

Jul 18 2013
0 Shpërndarje
Mjeti i Autosugjerimit i Bing, bëhet më i “zgjuar”

BingBing i Microsoft-it prezantoi një përmirësim të funksionit të autosugjerimeve që zgjeron numrin e kategorive që e nxisin këtë funksion.

Ky mjet përveç të famshmëve, pelikanëve, atleteve do të përfshijë gjithashtu edhe firmat, filmat, albumet, vendet, softuerët dhe skuadrat e sportit etj. Që në momentin e parë të kërkimit, funksioni i Bing të jep sqarime mbi çfarë kategorie realisht jeni duke kërkuar, duke ju dhënë shpjegime në kutinë e kërkimit.

bing Serch

Fal makinës së tij Satori që është e ngjashme me Grafikun e Njohurisë së Google, Bing mund të kuptojë ndryshimet midis kategorive dhe t’iu paraqesë tek kutia e kërkimit. Siç tha Stefan Weitz i Microsoft-it, qëllimi i kompanisë është “dhënia kuptim i botës fizike duke përdorur botën dixhitale si një përfaqësim të një cilësie të lartë.”

bing Serch1

Microsoft-i shpreson që një ditë përdoruesit të jetë i aftë të përdor Bing për të gjetur gjithçka mbi një objekt të caktuar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>