Lajmet

Mjeti i hakimit në Android mësyn PC-të me Windows

Jul 5 2013
0 Shpërndarje
Mjeti i hakimit në Android mësyn PC-të me Windows

“USB Cleaver” është emri i mjetit hakues të zbuluar nga analistët në F-Secure që nuk shkon pas të dhënave të pajisjeve me Android, në vend të kësaj, kjo pajisje vjedh të dhëna nga PC-të.

Vegla punon vetëm nëse “autorun” është mundësuar në PC dhe në versionet e reja të Windows-it vetvetiu është ndalur.

Aplikacioni për Android së pari shkarkon një skedar ZIP prej 3 MB që shpaketohet në një folder në kartën SD të pajisjes. Vetë skedarët janë lloje të ndryshme të veglave që mund të marrin informacione.

Sulmuesi mund ta përdor aplikacionin për të përzgjedhur se çfarë informacioni dhe nga shtojca, janë të konfiguruara për të vepruar nga autorun.inf dhe një batchfile go.bat në /mnt/sdcard. Kur pajisja vendoset në një PC, /mnt/sdcard del dhe, nëse është mundësuar autorun, go.bat dhe skedarë të tjerë ekzekutohen. Veglat ruajnë rezultatet e tyre në /mnt/sdcard/usbcleaver/logs të cilin aplikacion përdoruesi mund ta shohë më vonë duke klikuar “Log files” në aplikacion.

Sulmi keqdashës duket të jetë dizajnuar për të ndihmuar një sulm të caktuar duke ndihmuar në grumbullimin e të dhënave, por është zbutur për shkak se Windows 7 dhe sistemet më të reja operative Windows e kanë të ndalur autorun-in dhe versionet e vjetra të Windows ende mund të jenë me lehtësi pre e sulmit. (PCWorld Albanian)

android Cleaver

Lajmet e fundit>