Biznes

Mjeti i ri Google ndihmon bizneset të masin kthimin nga investimet

Mar 28 2013
0 Shpërndarje
Mjeti i ri Google ndihmon bizneset të masin kthimin nga investimet

google calculator mobileGoogle të martën iu prezantoi bizneseve një mjet për të matur kthimin nga investimet për shpenzimet e reklamave mobile.

Ky mjet i quajtur “Vlera e Plotë e Kalkulimeve Mobile” u dizajnua për ti lejuar të gjurmojnë ecurinë e shitjeve në formën e telefonatave, aplikimeve, shitjeve në dyqane, vizitat në faqet mobile edhe aktivitetet midis platformave.

Kompania pretendon se në vetëm 30 minuta bizneset mund të ngarkojnë të dhëna nga AdWord edhe nga faqet e tyre mobile dhe mund te krijohen deklarime të nxjerra nga vlerësimi me këtë mjet.

Vlerësimi do të tregojë vlerën totale, vlerën për klikim dhe kthimin nga investimet që telefoni mobil po zgjerohet.

Ideja është të shihet se sa kosto-efektivë janë kosto-për-veprime të telefonit tuaj. Jason Spero, drejtues i shitjeve edhe i strategjisë globale mobile në Google, tha se mjeti u dizajnua për të gjitha bizneset”nga më të voglat tek më të mëdhatë.”

Për bizneset që kërkojnë të mësojnë më shumë mbi kalkulimin e tyre të Kthimit nga investimi, Google gjithashtu po ofron një seminar ueb pa pagesë më 28 mars.

Tags >

Google
Lajmet e fundit>