Analiza

Mobiliteti po na pushton…Përshtatuni duke optimizuar aplikacionet për pajisjet mobile

Jun 29 2013
0 Shpërndarje
Mobiliteti po na pushton…Përshtatuni duke optimizuar aplikacionet për pajisjet mobile

Tashmë është e ditur, të gjithë po e përjetojmë, pajisjet dhe shërbimet mobile po pushtojnë botën. Një prej studimeve më të fundit të Netbiscuits (ofrues shërbimesh ueb për pajisjet mobile) ka treguar se përdoruesit e pajisjeve mobile nuk janë aspak tolerantë kur bëhet fjalë për performancën ose funskionimin e shpejtë të këtyre pajisjeve.

Përdoruesit e konsiderojnë shpejtësinë shumë të nevojshme dhe duan që aplikacionet të shfaqin rezultatin e kërkuar në moment.

Rreth 41% e të anketuarve raportuan se shpejtësia është një prej parametrave më të rëndësishëm për ta.

Një rezultat akoma më i rëndësishëm i anketës ka të bëjë me faktin se rreth 76% e të anketuarve që do të thotë gati ¾ e përdoruesve deklaruan se nuk do t’a aksesojnë një uebfaqe në qoftë se ajo nuk është përshtatur për pajisjet mobile dhe pothuajse 1/3 e të anketuarve pohuan se nuk do të kthehen më asnjëheë tek ajo faqe.

Përshtatja e faqeve ueb për pajisjet mobile është shumë e rëndësishme pasi në këtë epokë mobile kjo do të thotë që numri i vizitorëve do të ulet ndjeshëm.

Në këtë pikë ku ka arritur zhvillimi i mobilitetit është mëse i rëndësishëm gjenerimi i aplikacioneve dhe faqeve ueb të optimizuara për pajisjet mobile. Gjithashtu duhet të kemi parasysh se njerëzit po shpenzojnë gjithnjë e më tepër kohë on line.

Mobiliteti po na pushton prandaj çdo kompani duhet të mendojë të përshtatet sa më tepër për t’u akomoduar sa më mirë në të. (PCWorld Albanian)

mobilat

Lajmet e fundit>