Lajmet

Mobiliteti i Vitit në edicionin 5-të të Albanian ICT Awards Softmogul, memorandum mirëkuptimi me Komunën e Ulqinit

Dec 16 2017
0 Shpërndarje
Ai u shpall fitues në edicionin e pestë të Albanian ICT Awards në kategorinë ICT Mobilitetit i vitit. Pak ditë më pas në studion e Top Show në televizionin Top Channel ai tha se kompania e tij kishte marrë një financim prej 2 milion dollarësh. Mobiliteti i Vitit në edicionin 5-të të Albanian ICT Awards Softmogul, memorandum mirëkuptimi me Komunën e Ulqinit

Në një memorandum mirëkuptimi nënshkruar ditën e Premte, kompania shqiptare Softmogul, i cili fitoi një famë të gjerë sidomos pas shpalljes si një prej fituesve në edicionin e pestë të Albanian ICT Awards, do të ofrojë platformën e saj për të gjitha hotelet e qytetit Malazez me shumicë shqiptare, Ulqinit.

CEO dhe themeluesi i Softmogul, Albi Zhulali, dha njoftimi përmes rrjetit social Facebook.

Ai tha se Softmogul do të jetë platforma e të gjitha hoteleve në qytetin turistik, si dhe do të ndihmojë Komunën të luftojë informalitetin.

Gjithashtu me platformën Komuna e Ulqinit do të ketë akses në të dhëna të sakta të turistëve, pronave, taksave të papaguara dhe pikave të nxehta të q

Albi Zhulali është themelues dhe drejtor ekzekutiv i Softmogul, një startup i themeluar në Tiranë nga një skuadër tërësisht shqiptare.

Softmogul është platforma e parë e lëvizshme për menaxhimin e një hoteli. Platforma e Softmogul i lejon grupit menaxherial të konfiguroje tipat e dhomave, numrat e dhomave, çmimet e dhomave, ndërlidhjen e të gjithë kanaleve të shitjes si Booking.com, Expedia etj, krijimin e paketave të ndryshme për të personalizuar qëndrimin e çdo klienti si dhe raporte të detajuara lidhur me perfomancën e hotelit.

Gjithashtu me anë të Softmogul recepsioni mund të bëj check-in, check-out, si dhe të pranoj të gjitha metodat e pagesave nga një iPad. Duke qenë një platformë e lëvizshme Softmogul ndryshon totalisht mënyrën e operimit të një hoteli duke vendosur fokusin në mikpritje dhe jo në formalitetetit.

Ai u shpall fitues në edicionin e pestë të Albanian ICT Awards në kategorinë ICT Mobilitetit i vitit. Pak ditë më pas në studion e Top Show në televizionin Top Channel ai tha se kompania e tij kishte marrë një financim prej 2 milion dollarësh.

Albanian ICT Awards është garë mbarëkombëtare, objektivi kryesor i së cilës është shfaqja e arritjeve më të mëdha të shqiptarëve në fushën e TIK-ut, të identifikohen, të shpërblehen dhe promovohen individët më të dalluar dhe udhëheqësit e bizneseve të industrisë së TIK-ut përgjatë vitit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>