Lajmet

Moda më e re e fotografive: wefies

Mar 2 2014
0 Shpërndarje
Moda më e re e fotografive: wefies

wefie1Të gjithë e kanë bërë të paktën një “selfie”, foto që dikush ia bën vetes. Pavarësisht se si është pritur në shoqëri, të gjithë përdoruesit e bëjnë. Por kjo po fillon të ndryshojë duke filluar nga Suedia. Një numër të rinjsh suedezë po i braktisin fotot selfie dhe po kthehen më shumë drejt fotove në grup që po i quajnë “wefies” si pjesë e një qëndrimi politik në vend.

Nisma është pjesë e një fushate nga Lidhja Rinore Social-Demokratike, një parti rinore në Suedi. Qëllimi i “wefies” është promovimi i ndjenjës së komunitetit dhe të ndarjes së përgjegjësisë. Lidhja Rinore zgjodhi këtë fenomen mëse të zakonshëm shoqëror e rinor me mendimin se impakti mund të ishte më i madh. “Wefie” është një foto në grup të njerëzve e në fjalë, pjesa “we” në shqip përkthehet “ne” dhe zëvendëson në fjalën “selfie” pjesën që tregon se fotoja është vetjake apo individuale.

Motoja është “Fotot selfie janë të vjetra të vitit 2013” dhe në faqen e tyre të internetit për fushatën, shkruhet: “Për këtë vit, ka shumë më shumë gjëra të rëndësishme. Miqësia. Komuniteti. Solidariteti. Nëse do që të shohësh më shumë “ne” dhe më pak “unë” në shoqëri, bëj një foto wefie (është si foto selfie, por me shumë miq në foto). Sepse nëse ndërron këndin e fotos, ka vend për më shumë njerëz.”

Qëllimi është që të marrin mbështetjen e sa më shumë njerëzve që bëjnë foto në grup dhe t’i postojnë në rrjetet sociale nën tagun çwefie2014. Deri tani, më shumë se 750 wefie janë në Instagram. “Na ndihmoni ta kthejmë fjalën wefie në Fjalën e Vitit 2014, pavarësisht pikëpamjeve politike” ka thënë lideri i partisë rinore, duke iu referuar fjalës selfie si Fjala e Vitit për vitin 2013 nga Fjalorët e Oksfordit për Gjuhën Angleze.

Në rrjetet sociale fenomeni selfie është përhapur shumë, duke arritur kulmin vitin e kaluar. Nga sociologët, ky fenomen është parë si individualizim i shoqërisë. Sipas tyre, shoqëria ka filluar të bëhet gjithnjë e më individuale dhe më e izoluar që në bumin e internetit (dot-com revolution) dhe fotot selfie ishin manifestimi më substancial i kësaj. Kjo ka ardhur gjithashtu edhe prej zhvillimit teknologjik, duke e bërë të panevojshëm takimin fizik mes njerëzve, pas zëvendësimit me bisedat online. Nisma wefie është parë si një mundësi e mirë për afrimitet më të madh, duke rikthyer shpirtin social tek njerëzit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>