Lajmet

Modaliteti Konfidencial i Gmail mbërrin tek pajisjet mobile

Aug 19 2018
0 Shpërndarje
Kur aktivizoni këtë modalitet për një e-mail specifik, ju mund të vendosni një datë skadimi dhe një fjalëkalim i cili ju kufizon aksesin në e-mail ose përmes uebit ose me anë të SMS-ve. Modaliteti Konfidencial i Gmail mbërrin tek pajisjet mobile

Ridizajnimi i madh i Gmail i lançua rnë muajin Prill solli me vete shumë funksione të reja.

I disponueshëm për një numër të kufizuar përdoruesisht në ditët e para, dizajni i ri u aktivizua automatikisht për të gjithë në Korrik.

Një prej funksioneve kyçe, Modaliteti Konfidencial (Confidential Mode), tashmë ka mbërritur tek pajisjet mobile në një moment kur të paktën janë ata që ndihen të sigurtë me të dhënat e tyre.

Kur aktivizoni këtë modalitet për një e-mail specifik, ju mund të vendosni një datë skadimi dhe një fjalëkalim i cili ju kufizon aksesin në e-mail ose përmes uebit ose me anë të SMS-ve.

Marrësit e këtyre e-mail-eve nuk mund të kopjojnë, ngjisin, shkarkojnë, printojnë apo tua dërgojnë të tjerëve e-mail-in dhe përmbajtjet e tij.

Por kjo nuk i ndalon të tjerët të shkrepin foto. Google thotë se funksioni shërben për të parandaluar dërgimin aksidental të e-mail-et tek kontaktet të padëshiruara.

Funksioni është i disponushëm në pajisjet mobile vetëm për përdoruesit e Gmail dhe jo G Suite. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>