Lajmet

Modaliteti i Natës funksionon automatikisht në versionin 7.2 të aplikacionit Twitter

Jun 27 2017
0 Shpërndarje
Opsioni vjen vetëm pak ditë pas ridizajnimit madhor të aplikacionit Twitter Modaliteti i Natës funksionon automatikisht në versionin 7.2 të aplikacionit Twitter

Pasi hyri në fazën beta javën e kaluar, modaliteti i natës në aplikacionin Twitter është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit Android.

Ky funksion është testuar që nga muaji Prill dhe më në fund ka mbërritur në versionin 7.2. Me këtë ndryshim humbet edhe tema e errët dhe kur aktivizoni për herë të parë modalitetin e natës opsioni ju kërkon nëse doni ta aktivizoni automatikisht.

Aplikacioni kalon në modalitetin e natës sapo dielli të perëndoje. Këto preferenca janë të aksesueshme nga opsioni Settings and privacy > Display and sound.

Opsioni vjen vetëm pak ditë pas ridizajnimit madhor të aplikacionit Twitter në të gjitha platformat. Twitter 7.2 për Android është i disponueshëm në Play Store. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>