Harduer

Modelet e 2018-ës të Galaxy A5 dhe A7 bëhen A8 dhe A8 Plus

Dec 13 2017
0 Shpërndarje
Manuali gjithashtu konfirmon se telefonat do të kenë ekrane “pa skaje” 18:9 si shumë telefonë të tjerë të 2017-ës, një trend i fuqizuar që nga Galaxy S8-ta. Modelet e 2018-ës të Galaxy A5 dhe A7 bëhen A8 dhe A8 Plus

Një gjeneratë e re të serive Galaxy A pritet të debutojë në Janar ndërsa Samsung ka ofruar detaje të pakta për me anë të një manuali publikuar në faqen zyrtare.

Një prej veçorive kryesore të telefonëve pritet të jetë kamera frontale me dy sensorë dhe Live Focus megjithatë madhësia e sensorit është një enigmë.

Manuali gjithashtu konfirmon se telefonat do të kenë ekrane “pa skaje” 18:9 si shumë telefonë të tjerë të 2017-ës, një trend i fuqizuar që nga Galaxy S8-ta.

Sensori i shenjave të gishtërinjve do të vendoset në pjesën e pasme ngjitur me kamerën ashtu si Note 8 dhe S8.

Pritet që emërtimi i telefonëve të ndryshojë gjithashtu ku A5 dhe A7 do të quhen A8 dhe A8 Plus. Manuali thotë se telefonët vine me Android 7.1.1 Nougat, Samsung Pay dhe asistentin virtual Bixby.

Aspekte të tjera ngelen standard si karikuesi USB-C dhe porta e kufjeve tradicionale 3.5 mm. Më shumë rreth dy modeleve do të mësojmë pas dy muajsh. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>