Harduer

Modelet LTE të Galaxy Watch kushtojnë 50 dollarë më shumë sesa ato me Bluetooth dhe Wi-Fi

Aug 22 2018
0 Shpërndarje
Orët fuqizohen nga një procesor 1.15Ghz, 1.5GB RAM dhe 4GB memorie të brendshme. Modelet LTE të Galaxy Watch kushtojnë 50 dollarë më shumë sesa ato me Bluetooth dhe Wi-Fi

Kur Samsung lançoi orën e re inteligjente Galaxy Watch krahas flagshipit Note 9, kompania nuk foli për disponueshmërinë dhe çmimin e modeleve LTE.

Tashmë kompania ka publikuar në uebsajt këto detaje dhe orët shiten nga data 2 Shtator për 380 dhe 480 dollarë për modelet 42mm dhe 46mm respektivisht.

Të dy modelet vinë me sistemin operativ të Samsung Tizen OS 4.0, ekran 1.2 dhe 1.3-inç Super AMOLED dhe bateri 270 mAh dhe 472 mAh.

Orët fuqizohen nga një procesor 1.15Ghz, 1.5GB RAM dhe 4GB memorie të brendshme.

Modelet LTE kushtojnë 50 dollarë më shumë sesa ekuivalentët Wi-Fi dhe Bluetooth. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>