Harduer

Modelet Surface Pro 3 Core i5 dhe Core i7 tashmë janë të disponueshme

Aug 2 2014
0 Shpërndarje
Modelet Surface Pro 3 Core i5 dhe Core i7 tashmë janë të disponueshme

surfacepro3-100269421-largeMë shumë se dy muaj e gjysmë pas zbulimit të Surface Pro 3, të gjitha variantet më në fund janë të disponueshme duke filluar nga dita e sotme.

Versionet e reja duhet të ofrojnë më shumë performancë ashtu siç edhe emri i tyre sugjeron, ku Core i3 do të jetë model më pak i fuqishëm i ndjekur nga modelet Core i5 me fuqi mestare dhe do të jenë të disponueshme edhe dy modele me Core i7 që ofrojnë performancë të lartë normalisht me një kosto të lartë.

Ky është konfigurimi i çmimeve:

* Intel Core i3, 64 GB hapësirë dhe 4 GB RAM—799 $

* Intel Core i5, 128 GB hapësirë dhe 4 GB RAM—999 $

* Intel Core i5, 256 GB hapësirë dhe 8 GB RAM—1,299 $

* Intel Core i7, 256 GB hapësirë dhe 8 GB RAM—1,549 $

* Intel Core i7, 512 GB hapësirë dhe 8 GB RAM—1,949 $

Këto çmime janë vetëm për tabletin. Por tastiera e veçantë e Surface Pro 3 është një aksesor i domosdoshëm, dhe do t’ju kushtojë edhe 130 dollarë më shumë. Nëse doni ta transformoni hibridin tablet-laptop në një “bishë” universale, Microsoft ofron aksesorë 200 dollarë duke e transformuar tabletin në një desktop. Këto aksesorë pritet të jenë të disponueshëm nga data 15 gusht. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>