Analiza

Modeli “Classic”, telefoni që adhuruesit e Blackberry-t kishin kohë që e prisnin

Jan 20 2015
0 Shpërndarje
Modeli “Classic”, telefoni që adhuruesit e Blackberry-t kishin kohë që e prisnin

eb70d288-e5cb-44a7-bbd3-14a7b76d38b6-620x372Blackberry Classic, ashtu siç sugjeron edhe emërtimi i tij, është rikthimi i kompanisë kanadeze në atë që di më mirë të bëjë: një smartfon që shënjestron bizneset me një tastierë fizike. Gjatë prezantimit të tij, Blackberry tha se modeli Classic ishte pasardhësi i modeleve Bold, një telefon i cili është përditësuar për herë të fundit në 2011.

Nëse ëndrra juaj është një telefon me tastierë fizike i aftë të dërgojë email-e, kjo duhet të jetë ajo që ju mund të keni qenë duke pritur. Blackberry nuk po tallej kur e përshkroi modelin Classic si pasardhësin e Bold. Ca prej nesh nuk ishin të aftë të tregonin ndryshimet mes dy telefonëve.

6cc0f810-aa9d-43c4-9b34-7974123bc62d-620x372Modeli Classic ka një kornizë metalike që i bie përqark telefonit si dhe një pjesë të pasme të mbyllur, me fjalë tjera bateria nuk është e zëvendësueshme. Në pjesën fundore të telefonit ekzistojnë tre vrima, një micro USB për ngarkim dhe lidhje USB, një për boksin dhe një tjetër për mikrofonin.

Blackberry Classic është goxha i trashë dhe i rëndë po ta krahasojmë me një model smartfoni kompakt të ditëve të sotme me trashësi 10.2 mm dhe peshë 177 gram. Po ti krahasojmë me modelin Bold, ky i fundit kishte një trashësi 11.4 mm dhe peshonte 107 gram. Nga ana tjetër një iPhone 5 ka trashësi 6.9 mm dhe peshë 129 gram. Një pjesë e madhe e telefonëve Android kanë statistika të ngjashme, madje edhe një model smartfoni me kosto të ulët si Motorola Moto G peshon më pak se 143 gram.

Blackberry Classic të jep ndjesinë e një telefonit me ndërtim solid, i dizenjuar për të qëndruar në funksion për një kohë relativisht të gjatë. Përdorimi i smartfonit më një dorë të vetme është e lehtë, kjo falë rikthimit të butonave të navigimit dhe trackpadit optik.

Ekrani ka një madhësi prej 3.5 inç, dhe densitet pikselash prej 294 për çdo inç. Kjo dendësi është shumë larg asaj të një telefoni Android si Nexus 6 me 493 ppi dhe iPhone 6 me 326 ppi.

Ekrani është më i mprehtë sesi modeli Bold që numëron 245 piksel për çdo inç. Imazhet dhe teksti janë të qartë dhe të pastër. Vetëm tekstet me madhësi të vogël bëjnë të dallohen pikselat. Imazhet kanë ngjyra dhe tone të qarta.

Tastiera është edhe ylli i shfaqjes. Padyshim është tastiera fizike më e mirë që mund të ekzistojë në një smartfon me të gjithë funksionalitetet e nevojshme duke bërë të lehtë shkrimin e teksteve, numrave dhe shenjave të pikësimit.

d6b62479-9f20-4fc0-994a-a02395534dae-620x372Specifikat

Ekrani: 3.5 inç 720 x 720 (294ppi)

Procesori: 1.5 Ghz dual core Qualcomm Snapdragon S4 Plus

RAM: 2 GB

Hapësira: 16 GB plus mbështetje për microSD

Sistemi operativ: Blackberry 10.3

Camera: 8 Megapixel e pasme, 2 Megapixel frontale

Konektiviteti: LTE, Wi-Fi, NFC, Bluetooth 4.0, Radio FM dhe GPS

Dimensionet: 131 x 72.4 x 10.2 mm

Pesha: 178 gram

1a97fa7a-9366-4839-b124-61bd04dc8e67-620x372Mikroçipet dhe proçesorët e përdorur në Blackberry Classic nuk kanë për të fituar asnjë kompliment për shpejtësinë dhe performancën. Ato janë çipe relativisht të vjetra, që e bëjnë Classic më të ngadaltë se Passport.

Duke pasur parasysh arsyen pse është krijuar smartfoni si dërgime e-mail, tekste dhe mesazhe, Classic ja del mbanë mjaft mirë. Ndërsa për lojëra dhe aplikacione që kanë kërkese të lartë fuqie përpunimi të dhënash, Blackberry Classic do të “përpëlitet”.

Lançimi i disa aplikacioneve si i hartave, Twitter, ose Facebook do të marrë ca sekonda të vyera shoqëruar nganjëherë me vonesa i cili mund të rezultojë acarues. Zhvendosja nga njëri aplikacion tek tjetri pasi ato të jenë në funksion rezulton në një eksperiencë të shpejtë por disa herë më e vogël sesa ajo e rivaleve si iPhone 6, Nexus 6 dhe Moto G.

Blackberry Classic do të durojë një ditë të gjatë pune me vetëm një ngarkim të vetëm të baterisë duke kryer disa funksione njëherazi si dërgimi i e-mail-eve, shfletimi në Twitter dhe Facebook si dhe dëgjimi i muzikës. Cilësia e thirrjeve është kompakte, po ashtu dhe receptorët e valëve 3G dhe 4G ishin të ndjeshëm.

Blackberry Classic fuqizohet nga versioni më i fundit i Blackberry 10 me akses në dyqanet e aplikacioneve të Blackberry dhe Amazon. Ky i fundit ofron aplikacionet e Android në Blackberry 10, si një përpjekje për të mbyllur hendekun e aplikacioneve të munguara.

Esencialisht, aplikacionet e produktivitetit dhe sigurisë vinë nga Blackberry ndërsa ata to zbavitjes vinë nga Amazon. E vetmja mangësi e Amazon është se përmban vetëm një porcion të vogël të milliona aplikacioneve Android të disponueshme.

Blackberry Hub është paneli ku grumbullohen që të gjitha njoftimet. Kjo paltformë sjell shërbimet më të unifikuara të postës elektronike që askush tjetër nuk mund ta ofrojë.

Kërkimi universal në Blackberry është gjithashtu kompakt dhe këtë herë vjen më një përforcim, asistentin dixhital të Blackberry. Ky i fundit nuk ka të gjitha veçoritë që kanë Siri, Google Now apo Cortana por është i aftë të kryejë disa funksionalitete të dobishme.

Shfletuesi është versioni më i mirë i krijuar nga Blackberry gjer më sot por akoma ngec gjatë shfletimit të uebfaqeve komplekse, diçka që nuk ndodh në smartfonët modern.

Kamera prej 8 Megapixel është mjaft solide. Ajo ofron një sërë veçorish që kemi parë edhe në smartfonët Android. Imazhet janë modestë, ndërsa kamera çalon në ambjente me dritë të pakët. Sigurisht për të mos harruar se ka vonesa në fokusimin e objekteve. Kamera frontale ka një sensor prej 2 Megapixel dhe prodhon selfie mediokre që u mungojnë detajet dhe saktësia e ngjyrave.

Blackberry Classic kushton 449 dollar pa kontratë, shumë më pak se një iPhone 6 dhe Nexus 6. Por ka një çmim tre herë më të lartë se një Motorola Moto G ku ky i fundit shihet nga bizneset edhe si një zëvendësues i mundshëm i Classic.

Blackberry Classic është smartfoni që adhuruesit e Blackberry kanë kohë që po presin. Telefoni ka tastierën më të mirë ndërtuar ndonjëherë nga kompania si dhe butonat e rikthyer të navigimit.

Blackberry Classic e ka arritur qëllimin e tij, të zëvendësojë Blackberry Bold. Por ekzistojnë gjithmonë opsione të tjera më të mira për ata që nuk janë të dhënë pas një telefoni Blackberry. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>