Lajmet

Modeli i zemrës i printuar nga një printer 3D ndihmon mjekët të shpëtojnë jetën e një vajze

Jan 17 2015
0 Shpërndarje
Modeli i zemrës i printuar nga një printer 3D ndihmon mjekët të shpëtojnë jetën e një vajze

Ne kemi parë kohët e fundit objekte të larmishme të printuara në printer 3D. Disa zhvillues po përpiqen ta përdorin këtë teknologji për të përmirësuar jetën e individëve. Një model zemre i printuar në 3D rezultoi të ishte shpëtimi i jetës së një vajze 4 vjeçare nga Florida e SHBA-së. Në këtë mënyrë doktorët mund të planifikonin një operacion të komplikuar për të shpëtuar jetën e saj.

ZEMRA

Vajza 4-vjeçare vuan nga një bllokim i njërës prej enëve të gjakut në pjesën e zemrës, problem ky që shkakton pompim të gjakut në anën e kundërt të rrjedhjes së gjakut. Pas disa përpjekjeve të pasuksesshme skuadra e mjekëve vendosi për një zgjidhje novatore. Duke patur në dorë një model të printuar të zemrës ata mundën të ndërtonin një plan operacioni që nuk ishte përdorur më parë. Operacioni u aplikua dhe rezultoi tepër i suksesshëm duke bërë që gjaku i vajzës të rridhte në mënyrë normale. Ky lloj eksperimenti hap një rrugë të re drejt përdorimit të teknologjisë në mënyrë efektive në fushën e mjekësisë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>