Lajmet

Modeli miliardësh i biznesit, Pinterest

May 17 2012
0 Shpërndarje
Modeli miliardësh i biznesit, Pinterest

Faqja sociale Pinterest, e cila u mundëson njerëzve t’jua bëjnë “pin” fotografive dhe përmbajtjes për të krijuar grumbullime të gjërave interesante, është vlerësuar për më tepër se 1 miliard dollarë.

Derisa vlera efektive varion në mes të 1 miliard dhe 1.5 miliardë dollarë, ekspertët e theksojnë faktin se Pinterest tashmë e ka zbuluar një model të biznesit në të cilin e grumbullon një pagesë “filiali” në blerjet që i bëjnë njerëzit përgjatë faqes.

Vlera e re e kësaj ndërmarrjeje paraqet një pesëfishim të vlerës ajo e kishte gjatë muajit tetor të vitit 2011, kur kishte vlerën 200 milionë dollarë.

Sipas vlerësimeve të bëra nga ndërmarrja Alexa, Pinterest ka arritur të bëhet njëra prej gjashtëmbëdhjetë faqeve më të vizituara në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa sipas vlerësimeve të bëra nga ComScore, thuhet se në muajin prill kjo faqe kishte më tepër se 20 milionë përdorues, që paraqet një rritje për njëzetfish në krahasim me korrikun e vitit 2011.

Trafiku i faqes Pinterest ka pësuar ngritje të hatashme pas gushtit të vitit 2011 kur ishte emëruar si njëra nga 50 uebfaqet më të mira të vitit 2011 nga revista Time dhe, sipas Hitwise, gjatë muajit dhjetor kjo faqe kishte 11 milionë vizitorë në javës. (PC World Albanian)

Tags >

pinterest
Lajmet e fundit>