Blog

Modeli i ri i të ardhurave që po trondit industrinë kriptomonedhave

Jun 26 2018
0 Shpërndarje
Në rastin e Bit-Z, platforma do të prodhojë 300 monedha BZ. Për tarifë transaksioni që një përdorues i paguan Bit-Z në bitcoin apo ethereum, platforma do të rimbusojë 100% të vlerës në monedhën e saj BZ. Modeli i ri i të ardhurave që po trondit industrinë kriptomonedhave

Modeli i të ardhurave i prezantuar së fundi “trans-fee mining” gradualisht po transformon botën e kriptomonedhave pavarësisht kritikave që hasi në insajderat e industrisë.

Sipas CoinMarketCap, dy bursa u ngjitën në krye të volumit të tregtimi në 24 orë menjëherë pasi implementuan këtë model biznesi për përdoruesit.

Të dhënat tregojnë se volumi i tregtimit në 24 orë në bursën e Singaporit Coinbene kap shifrat e 2 miliardë dollarëve ndërsa për busën e Hong Kongut Bit-Z 1.5 miliardë dollarë.

I prezantuar për herë të parë nga FCoin, bursa e re e lançuar në Maj nga ishte shefi teknologjik i Huobi, modeli “trans-fee” shtyn bursat drejt lëshimit të monedhave të tyre për të tërhequr përdoruesit që duan të tregtojnë në platformë.

Në rastin e Bit-Z, platforma do të prodhojë 300 monedha BZ. Për tarifë transaksioni që një përdorues i paguan Bit-Z në bitcoin apo ethereum, platforma do të rimbusojë 100% të vlerës në monedhën e saj BZ.

Këtë praktikë CoinBene e filloi më 18 Qershor ndërsa BZ ditën e djeshme.

Kryesimi i volumit tregtar nga bursa në fjalë ngjalli reagimin e Binance. CEO i kompanisë vuri në mëdyshje modelin e ri të biznesit duke thënë se çmimi i monedhave të bursave mund të manipulohet nga vetë ato. /CryptoWorld.al

Lajmet e fundit>