Harduer

Modemët e rinj LTE të Intel dhe Qualcomm lënë pas internetin fiks

Feb 22 2017
0 Shpërndarje
Me çdo gjeneratë të re telefonësh inteligjent të vjen, rrjetet LTE vijojnë të bëhen edhe më të shpejta. Kjo sepse paisjet kanë modemë më të shpejtë të cilët trasnferojë të dhëna në shpejtësi të paprecedentë. Modemët e rinj LTE të Intel dhe Qualcomm lënë pas internetin fiks Photo Source: Qualcomm

Modemët më të mirë ofrohen nga Intel dhe Qualcomm, çipet e të cilëve përdoren edhe nga iPhone. Ditën e Marte të dy prodhuesit premtuan shpejtësi akoma edhe më të larta LTE.

Qualcomm prezantoi çipin X20 LTE i cili mund të transferojë të dhëna 1.2 Gbps. Nga ana tjetër Intel prezantoi çipin XMM 7560 LTE i cili mund të shkarkojë me shpejtësi deri në 1 Gbps.

Megjithatë rrjetet celulare nuk kanë dizajnuar për të përballur shpejtësi të tilla. Përjashtim përbën Telstra në Australi e cila ka lançuar rrjetin gigabitësh LTE për përdorim komercial.

Qualcomm dhe se modemi Snapdragon x20 do të jetë i disponueshëm vitin e ardhshëm ndërsa për modemin XMM 7560 të Intel nuk ka një afat përfundimtar.

Shumica e përdoruesve nuk kanë për të parë shpejtësi LTE 1.2 Gbps por një shifër e tillë është e mundur me kompjuterat të cilët po pajisen çdo ditë me modemë LTE.

Ata gjithashtu po hapin rrugë drejt standartit të ri, gjeneratës 5G që pritet të rrisë kapacitetet e rrjeteve wireless në 45Gbps. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>