Analiza

Modern Warfare 2, loja e dytë më e shitur e të gjitha kohërave

Apr 16 2010
0 Shpërndarje
Modern Warfare 2, loja e dytë më e shitur e të gjitha kohërave

NPD Market Research Group së fundi ka bërë të ditur se gjatë muajit mars është vërejtur një rritje prej 6% në shitje të video lojërave. Kjo është pjesërisht për shkak të Modern Warfare 2 të Infinity Ward, që tani është bërë loja e dytë më e shitur e të gjitha kohërave.

Beteja e fundit mes botuesit Activision dhe ish Infinity Ward, ka qenë mjaft e pranishme nëpër media të huaja, por vet loja po vazhdon të shënojë rekorde gjithandej. Një pako hartash e paraqitur së fundi ekskluzivisht për Xbox 360 ka thyer çfarëdo rekordi të mëparshëm për Xbox dhe PC e PS3 do të pranojnë DLS-në, në fund të këtij muaji.

Loja është renditur nga vendi i tretë në vendin e dytë për një periudhë më të shkurtë se një muaj, por vendi i parë ende do të jetë i vështirë për tu arritur. Megjithëse nuk është paraqitur ndonjë numër specifik, Modern Warfare 2 ka një betejë të vështirë me numrin një. Wii Play është mbreti momental, dhe me një kopje të shitur me çdo pako Wii, kjo e rendit këtë lojë me më shumë se 60 milion kopje të shitura.

Lajmet e fundit>