Lajmet

Modern Warfare 2 censurohet në Japoni dhe Gjermani

Dec 10 2009
0 Shpërndarje
Modern Warfare 2 censurohet në Japoni dhe Gjermani

Në mënyrë më specifike, bëhet fjalë për nivelin e quajtur “No Russian”, para të cilit Infinity Ward jep shumë paralajmërime dhe detaje si dhe opsionin për ta kapërcyer atë pa ndikuar në ecurinë e fushatës. Nëse hyni në këtë nivel, mund të zgjidhni të mos hapni zjarr mbi turmën me civilë të pafajshëm, por dhe nëse e bëni, nuk do të penalizoheni në asnjë mënyrë.

Por nuk ndodh njësoj për dy agresorët më të mëdhenj të Luftës së Dytë Botërore; duket se e kaluara shpesh ndikon ndjeshëm në ndërgjegjien kolektive të popujve dhe në perceptimin e tyre të dhunës. Në versionet e lojës të shitura në Japoni dhe Gjermani, të shtënit mbi turmën e pafajshme do të rezultojë automatikisht në dështimin e misionit, duke ju detyruar ta rifilloni atë. 

Nuk është pra shumë e kuptueshme përse në fund të fundit Infinity Ward ka bërë një zgjedhje të tillë të dhunshme për këtë nivel kur mund të bëhet fare mirë dhe pa shtënë mbi civilët, por fatkeqësisht shumë lojtarë, kryesisht të rinj, të MW2 to të zbaviten mjaft me këtë veprim.

Lajmet e fundit>