Analiza

Modern Warfare gjeneron 1 miliard dollarë në shitje globale

Jan 14 2010
0 Shpërndarje
Modern Warfare gjeneron 1 miliard dollarë në shitje globale

Sipas shefit ekzekutiv Robert Kotick, MW2 ka gjeneruar një shumë prej 550 milion dollarë gjatë pestë ditëve të para të shitjes – duke tejkaluar kështu rekordet botërore për shitje pesë ditore anembanë botës për filma si Avatar, Harry Poter and dhe Half Blood Prince apo si The Dark Knight.

“Call of Duty: Modern Warfare 2 ka tejkaluar pritjet tona dhe ka shkatërruar rekordet e filmave si dhe të video lojërave” tha Kotick.

“Ka vetëm një grusht produktesh që kanë arritur në 1 miliard dollarë, gjë që ilustron më së miri fuqinë e markës Call of Duty dhe paraqitjen masive të kësaj loje”.

Në fakt analisti Edward Woo nga Wedbush Morgan deklaroi se Infinity Ward ka menaxhuar të godas “balancën e duhur” me Modern Warfare 2 – pavarësisht sa ka pasur shumë diskutime rreth skenës së “masakrës” në aeroportin e Rusisë.

“Herën e fundit që kemi pasur një përgjigje kaq marramendëse ndaj një video loje ishte rasti me Grand Theft Auto” tha Woo.

Megjithatë, Woo tha se zhanri FPS nuk mund të pritet që në vete të shtyjë para industrinë.

“Duhet të keni loja të kualitetit të lartë në kategori tjera – siç është rasti me lojën e re SuperMario Brothers për Wii, e cila pritet që të shes 25 milion kopje në periudhën e saj të jetesës” shtoi Woo.

Lajmet e fundit>