Ja se si

Modernizohuni në rrjetin gigabit për transferime më të shpejta

Nov 13 2009
0 Shpërndarje
Modernizohuni në rrjetin gigabit për transferime më të shpejta

Shumica e motherboard-eve kanë të ndërtuar edhe funksionin gigabit. Ky rrëfyes nuk aplikohet edhe për rrjetat wireless. Faktorët që detyrojnë në një rrjet wireless janë pothuajse të pamundur të kufizojnë shpejtësinë e rrjetave me tela. Këtu do të shikojmë se si të vendosni nëse pajisja juaj mund të përballojë rrjetin gigabit dhe (nëse jo) si ta ndërtoni një të tillë nga hiçi.

Nëse tashmë keni një rrjet
Nëse tashmë keni një rrjet gigabit, desktopi i Windows-it nuk tregon nëse zotëroni një karakteristikë të rrjetit super të shpejtë. Përderisa shumë faktorë ndikojnë në shpejtësinë e transferimeve në rrjet, atëherë rrjeti juaj do të zvarrisë përqindjen e transferimit të të dhënave në më pak se 10 mbps për shumë arsye. Një kërkesë e rrjetit gigabit është që të gjitha pajisjet duhet të jenë të lidhura nëpërmjet një porti gigabit. Për më tepër, ata duhet të jenë të lidhura me njëra-tjetrën me kabllo rrjeti që mund ta përballojnë kapacitetin e linjës. Për pajisjet si router-ët, një konsolë lojërash apo një pajisje e jashtme e memories, mënyra më e lehtë për të zbuluar nëse ato përkrahin ethernet të shpejtë (10/100 mbps) apo edhe ethernet gigabit (10/100/1000 mbps) është të kontrolloni specifikat teknike të pajisjeve në përshkrimet e tyre online apo edhe manualet. Kërkoni për një përshkrim të “gigabit networking” apo “1000 mbps”. Motherboard-i i PC-së suaj është një komponent shumë i rëndësishëm i rrjetit gigabit. Nëse sistemi juaj ka ardhur i parandërtuar apo nëse nuk ju kujtohen detajet e rëndësishme në lidhje me motherboard-in, mos u brengosni. Në Windows, klikoni Start dhe zgjidhni Run (për më shumë versione moderne të sistemit operativ, lëvizni kursorin te kutia e kërkimit dhe klikoni me të majtën). Shkruaj ncpa.cpl dhe shtyp . Pastaj do t’ju shfaqet dritarja e Network Connections. Klikoni me butonin e djathtë të miut mbi ikonën e lidhjes së rrjetit, që është e listuar si Local Area Connection (LAN), dhe majtas klikoni Properties. Klikoni në butonin Configure, i cili është i vendosur në anën e djathtë të listës së kontrolluesit të rrjetit. Në dritaren e re që shfaqet, hapni tabin Advanced dhe kërkoni poshtë derisa të gjeni një tipar të etiketuar “Connection Type” ose “Speed”. Klikoni me të majtën mbi të dhe pastaj klikoni në fushën Value në të djathtë. Kërkoni poshtë apo lart nëpërmjet kësaj liste opsionesh, duke kërkuar çdo gjë që fillon me një vlerë ‘1000’ apo çfarëdo që i referohet shpejtësisë së rrjetit në ‘Gbps’. Nëse gjithçka që shhfni janë ‘100’ vlera të dizajnuara në ‘Mbps’ atëherë motherboard-i juaj i ndërtuar në ethernet do të vendoset në majë të shpejtësisë ethernet- të shpejtë. Mirëpo, ju gjithashtu mund të avanconi PC-në tuaj në rrjetin gigabit duke instaluar një kartelë ethernet të palës së tretë. Nëse të gjitha pajisjet në rrjetin tuaj përkrahin funksionimin gigabit, mrekulli! Nëse shtoni një pajisje të ngadaltë ethernet në një port gigabit, atëherë shpejtësia e transferimit do të zvarritet vetëm kur i qaseni asaj pajisjeje- një pajisje e ngadalshme e lidhur në një router nuk do t’i helmojë të gjitha. Është e qartë se nëse e lidhni një pajisje të shpejtë ethernet si një network- attached storage (NAS), ju do të keni vetëm shpejtësi të shpejtë ethernet. Gjithashtu, duhet të keni në konsideratë edhe kabllot tuaja. Një kabllo e kategorisë tipike 5 (Cat 5) përkrah ethernet gigabit, mirëpo a është e vlefshme që të investoni në një Cat 5 kabllo përderisa jeni duke ndërtuar një rrjet gigabit nga hiçi? Një kabllim i thjeshtë Cat 5 konsiderohet tani si metodë e vjetruar dhe kabllimi Cat 5e tani përmbush më shumë specifika teknike, duke i lejuar atij që të bëjë punë më të mirë në parandalimin e interferencave elektromagnetike sesa një kabllim Cat 5. Në anën tjetër, përplasja e kabllimit tuaj në një klasifikim më të lartë sesa Cat 5e nuk mund ta përparojë shpejtësinë e rrjetit, për shembull kabllimi Cat 6 nuk e përmirëson edhe aq shumë shpejtësinë. Për të parë se çfarë lloj kabllimi keni, kontrolloni specifikat anësore të kabllove, të cilat janë të shkruara diku përgjatë gjatësisë së thelbit.

Testoni shpejtësinë tuaj
Nëse pjesët tuaja janë në rregull dhe kabllot janë të lidhura dhe funksionale, ju do të dëshironit që ta ndiznit rrjetin tuaj dhe të kontrolloni performancën e tij. Mirëpo fillimisht do t’ju duhet të kontrolloni nëse drajverët dhe pajisjet e tjera të orientuara të rrjetit (si motherboard, router, kutia NAS e kështu më radhë) janë të përditësuara. Supozoni që jeni duke planifikuar të lidhni një PC në një kuti gigabit NAS me anë të një router-i të vetëm. Në këtë pikë, ju duhet që të siguroheni që router-i, kutia NAS, drajverët dhe firmware janë të përshtatshëm me motherboard-in tuaj dhe me kartelën tuaj gigabit, varësisht se si e keni vendosur sistemin tuaj. Shumë shpesh ndodh që një pajisje të mos funksionojë edhe aq mirë siç pretendohet nga kutia e jashtme. Kërkoni në web faqen e prodhuesit për të marrë drajverët e fundit dhe përditësimet firmware, pastaj aktivizoni programin e rregullimit të drajverit apo ndiqni instruksionet e lidhura për ta ndezur pajisjen tuaj. I gjithë ky proces nuk është i vështirë (shiko find.pcworld.com/63936). Ndizini pajisjet tuaja të rrjetit dhe përdorni pajisjen shumë të përdorshme LAN Speed Test (www. totusoft.com/Products) për të matur shpejtësinë që rrjeti juaj gigabit është duke arritur. Klikoni në butonin Start Test dhe shfletojeni në një folder mbi një pajisje të lidhur rrjeti. Shkruani një vlerë për skedarin tuaj testues (1GB mund ta bëjë këtë truk) dhe programi do të fillojë të gjurmojë dhe shkruajë shpejtësitë e transferimit mes sistemit tuaj dhe pajisjes në shenjë. Natyrisht që ju nuk do të merrni maksimumin e lidhjes 125-mbps që një rrjet gigabit përkrah teorikisht. Në fund të fundit, shpejtësia e pajisjeve që bëjnë leximin dhe shkrimin magnetik në diskun tuaj të ngrirë do t’ua kufizojnë performancën tuaj të rrjetit. Për një disk të ngrirë, faktorët e rëndësishëm përfshijnë vetë shpejtësinë fizike të ngrirë dhe vendndodhjen se ku i shkruan disku të dhënat në platformën fizike. Për një solid-state drive (SSD), performanca që ju mund të merrni varet nëse disku përdor qeliza të nivelit single apo qeliza të niveleve të shumta dhe nëse i shkruajnë apo jo ato në disk. Përderisa ajo përdor një RAM drive apo një listë disqesh të ngrira apo SSD, rrjeti juaj nuk do ta arrijë kufizimin prej 125 mbps të rrjetit gigabit. Prapëseprapë, ju realisht mund të prisni që të arrijë së paku shpejtësinë 40 apo 50 mbps, e cila është katër herë më e shpejtë sesa shpejtësia tipike e një lidhjeje ethernet në botën reale. Megjithëse rrjeti gigabit nuk mund të jetë transportues Star Trek i skedarëve të bazuar në LAN, përmirësimi i performancës që ai ofron kundrejt një lidhjeje të shpejtë ethernet i kompenson të gjitha kërkesat që ky proces kërkon për herë të parë.

Lajmet e fundit>