Lajmet

Mohohet kërkesa e FBI-së për të përgjuar të dyshuarit përgjatë kamerës së PC-së së tyre

Apr 26 2013
0 Shpërndarje
Mohohet kërkesa e FBI-së për të përgjuar të dyshuarit përgjatë kamerës së PC-së së tyre

FBIGjetja dhe kapja e kriminelëve është njëra nga prioritetet e FBI-së, por byroja e hetimeve është duke i adoptuar disa teknika të veta për të kapur kriminelët kibernetikë, por këto teknika nuk pëlqehen nga një gjykatë në Teksas.

Gjatë të hënës, një gjykatë ka mohuar kërkesën e FBI-së për të instaluar një Trojan spiun në një kompjuter në një lokacion të panjohur në mënyrë që të përgjojë një mashtrues të dyshuar.

Urdhëri që mohon kërkesën zbuloi që FBI-ja dëshironte të bënte përdorimin e veglës për mbikëqyrje që fshehurazi të depërtojë në kompjuter dhe të marrë pamje të përdoruesit të atij kompjuteri përgjatë kamerës së tij apo të saj.

Plani po ashtu përfshinte incizimin e veprimtarisë në internet, vendndodhjen e përdoruesit, përmbajtjen e e-mailit, bisedat në chat, fotografitë, dokumentet dhe fjalëkalimet.

Ashtu siç raportoi Wall Street Journal, gjyqtari nga Hjustoni, Stephen Smith tha që ai nuk mund të aprovonte taktikën “tepër bezdisëse” sepse FBI-ja mund të mos e di vendndodhjen ose identitetin e të dyshuarit, e kështu softueri spiunues mund të ketë si cak më pas edhe të pafajshmit. (PCWorld Albanian)

Tags >

FBI
Lajmet e fundit>