Vëzhgim

Molla e gjelbër!

Jan 15 2012
0 Shpërndarje
Molla e gjelbër!

Për një kompani që përfiton prej produkteve të cilat duken të vjetra nëse i posedoni më shumë se gjashtë muaj, Apple duket se është e përkushtuar në riciklim të elektronikës së shfrytzëuar. Së fundi, Apple ka zgjeruar programin riciklues në Britani të Madhe, Francë dhe Gjermani dhe tani kompania është duke marrë pjesë në programe të këtilla anembanë botës, duke përfshirë SHBA’n, Kanadanë, Brazilin, Kosta Rikën, Australinë, Azinë, Japoninë, Indinë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën. 

Programet e ndryshme dallojnë disi për shembull në atë formë që ju mund të merrni të holla prej elektronikës suaj në formë të një karte dhuratë në Amerikë, por në Evropë ju mund të përfitoni kesh të depozituar në llogarinë tuaj bankare. Një kompani e quajtur Datasery është duke u merr me këtë, dhe gjithashtu po llogaritë edhe vlerën e pajiseve që riciklohen.

Sipas faqes së Apple për riciklim, Datasery do të dërgojë një etiketë të para-paguar dhe pasi të pranojnë pajisjen tuaj ata do të depozitojnë një sasi të caktuar të të hollave në llogarinë tuaj bankare. 

Pajisjet që pranohen përfshijnë modelet iPhone, iPad, latop dhe madje edhe desktop, si dhe disa produkte që nuk janë të Apple. Është vështirë të thuhet sesa të holla do të fitoni për një pajisje të caktuar, por kjo megjithatë është diçka që ja vlen dhe ju në fund të fundit ju ndiheni mirë se po ndihmoni në largimin e pajisjeve të vjetra dhe po mbroni ambientin. 

 

Lajmet e fundit>