Lajmet

Momentet e Twitter edhe në Periscope, më shumë mjete të reja analitike

Mar 31 2017
0 Shpërndarje
Duke filluar nga dita e sotme, videot live mund të shihen në seksionin Moments. Momentet e Twitter edhe në Periscope, më shumë mjete të reja analitike

Twitter lançoi disa përditësime të reja në Periscope nëpërmjet të cilave jo vetëm që përmirëson gjetjen e transmetimeve live por ofron të dhënat për ata që po i shohin në kohë reale.

Duke filluar nga dita e sotme, videot live mund të shihen në seksionin Moments.

Për tu ofruar transmetuesve më shumë detaje për shikueshmërinë dhe angazhimin, Twitter lançoi një faqe të re dhe një tab aktiviteti me analiza të detajuara.

Twitter Moments janë një mënyrë e mirë për njerëzit të cilët duan të jenë në kontakt me zhvillimet m të fundit.

Ky shërbim pasurohej me GIF, lidhje, cicërima por jo video live. Por kjo do të ndryshojë sepse kur krijoni një Moment do të gjeni opsionin e një përfshirjes së videove live. Transmetuesit kanë patur qasje në analiza të videove live por ishte një shërbim i kufizuar vetëm për ata që e shikonin live ose e rishikonin.

Më shumë të dhëna do të jenë të disponueshme sepse Twitter do të tregojë gjatësinë e videos, numrin total të shikuesve, pëlqimeve, kohë e plotë të shpenzuar duke e parë, kohën total për shikues e shumë të tjera. Madje secila prej statistikave do të tregojë nëse një përdorues e ka parë live ose të regjistruar videon.

Të gjitha këto janë të disponueshme vetëm përmes uebsajtit të Periscope. Në tabin e re të aktivitetit do të mësoni për ata që kanë parë videon, ata që ju kanë ndjekur e shumë të tjera. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>