Biznes

Monedha kriptografike më popullore me humbje, Bitcoin bie në 7,500 dollarë

Aug 1 2018
0 Shpërndarje
Monedha kriptografike më e madhe në botë ka një vlerë tregu prej 130 miliardë dollarësh. Monedha kriptografike më popullore me humbje, Bitcoin bie në 7,500 dollarë

Bitcoin ra me 7% ditën e Marte në pikën më të ulët të javës prej 7,500 dollarësh.

Sipas CoinMarketCap.com aktualisht një bitcoin këmbehet me 7,568 dollarë.

Monedha kriptografike më e madhe në botë ka një vlerë tregu prej 130 miliardë dollarësh.

Kjo rënie u imponua edhe nga rënia e vlerës së aksioneve të disa prej kompanive të mëdha në bursë si Facebook duke nxitur frikë tek investitorët.

Ende bitcoin është shumë larg vlerës që kishte në fillim të vitit dhe vlerave rekord prej 20 mijë dollarësh në Dhjetor të 2017-ës.

Në ditët e fundit bitcoin ka testuar mbështetjen e 8,200 dollarëve por nuk arriti ta mbajë.

Performanca javore është me 4% rënie por ajo mujore me 22% rritje.

Edhe ethereum shënoi rënie në 432 dollarë me 5.7% ditën e djeshme. Në 10 monedhat e para të listuara në CoinMarketCap.com të gjitha patën rënie nga 3 deri në 11% ditën e djeshme. /CryptoWorld.al

Lajmet e fundit>