Biznes

Monedha kriptografike Venezuelase “Petro” do të financojë ndërtimin e shtëpive për të pastrehët

Jul 5 2018
0 Shpërndarje
Në Dhjetor të vitit të kaluar ishte presidenti i vendit Nikolas Maduro i cili prezantoi monedhën petro mbështetur në rezervat e naftës së vendit. Monedha kriptografike Venezuelase “Petro” do të financojë ndërtimin e shtëpive për të pastrehët

Ministri Venezuelas i Mjedisit dhe Strehimit Ildemaro Villarroel, zbuloi planin e qeverisë për të financuar ndërtimin e shtëpive për të pastrehët duke përdorur monedhën Petro.

909,000 petro do të përdoren për të financuar vilat e reja.

Në Dhjetor të vitit të kaluar ishte presidenti i vendit Nikolas Maduro i cili prezantoi monedhën petro mbështetur në rezervat e naftës së vendit.

Deri në Shkurt ishin ngritur 735 milion dollarë përmes saj.

Megjithatë ka pasur shumë paqartësi rreth monedhës deri në atë masë sa konsiderohej korrupsion i pastër.

Presidenti Amerikan Donald Trump ka ndaluar qytetarët Amerikan të investojnë në të. /CryptoWorld.al

Lajmet e fundit>