Harduer

Monitorët super të gjerë të LG kanë frekuencë 144Hz

Aug 30 2018
0 Shpërndarje
Të dy monitorët kanë koniza ekrani të ngushta dhe teknologji anti-glare për shikueshmëri të mirë nga këndet. Monitorët super të gjerë të LG kanë frekuencë 144Hz

LG prezantoi sot linjën e re të monitorëve të lojërave në IFA në Berlin. Monitorët UltraGear 34-inç kanë ekrane 21:9 dhe rezolucion 3440×1440 piksel.

Monitorët UltraGear janë standardë dhe vinë me specifika të ngjashme me monitorët Alienware dhe Acer.

Ato mbështetin kartat grafike Nvidia dhe AMD.

Dy modelet 34GK950G dhe 34GK950F janë shumë të ngjashëm me përjashtim të modelit G i cili ka frekuencë rifreskimi më të ulët. Prej 120Hz ndërsa modelit F me Radeon FreeSync 2 ka frekuencë 144Hz.

Të dy monitorët kanë koniza ekrani të ngushta dhe teknologji anti-glare për shikueshmëri të mirë nga këndet.

Sa i takon konektivitetit ato kanë porta ekrani 1.2, HDMI 1.4, dy USB 3.0, portë kufjesh 3.5mm dhe konektor elektrik. /PCWorld Albanian

Tags >

LG
Lajmet e fundit>