Harduer

Monitori LG i rekomanduar nga Apple nuk funksion pranë një routeri wireless

Jan 31 2017
0 Shpërndarje
Nëse i keni vënë syrin ekranit 27 inç UltraFine 5K të LG-së i cili rekomandohet nga Apple, së pari duhet të jen në dijeni të një problemi në dizajn. Monitori LG i rekomanduar nga Apple nuk funksion pranë një routeri wireless Photo Source: LG

Ekrani me porta Thunderbolt 3 vuan nga një interferencë sinjali që do të thotë se ekrani nuk funksionon kur është në një distancë më të vogël se 2 metër nga një router wireless.

Ka patur ankesa të shumta në forumet e Apple por që na i provoi mësë miri Zac Hall i 9to5Mac. Ai kishte në përdorim një ekran të tillë dhe menjëherë kishte vënë re problemet e tij.

Ky problem është pranuar edhe nga LG kompani e cila sugjeron mbajtjen larg të routerave. Apple filloi shitjen e monitorëve 4K dhe 5K UltraFine të LG gjatë Dhjetorit. Këto ekrane shihen si zëvendësuesi i ardhshëm i ekranit Thunderbolt të Apple.

Ka një rezolucion 5120×2880 piksel, Thunderbolt 3, tre porta USB, kamer dhe bokse stereo. Monitori aktualisht shitet për 974 dollar. (PCWorld Albanian)

Tags >

5KAppleLG
Lajmet e fundit>