Harduer

MorePhone, smartfoni që përthyhet kur kërkon t’iu lajmërojë

Apr 30 2013
0 Shpërndarje
MorePhone, smartfoni që përthyhet kur kërkon t’iu lajmërojë

morePhonePajisjet e sotme mund t’iu lajmërojnë juve me anë të dridhjeve dhe muzikës, por çfarë do të thonit nëse përveç këtyre, lajmërimet do të vinin edhe me anë të ndryshimit të formës të pajisjeve si në rastin e MorPhone i cili përthyhet kur mërr një telefonat apo mesazh?

I krijuar nga kërkuesit e Universitetit Quin në Kanada, deri tani ai është në fazën e testimit. Ndërfaqja e tij përdor tela special me memorie, që përthyehen deri në një farë këndi kur ato aktivizohen në mënyrë elektrike.

Imagjinoni këtë teknologji të miksuar me ekran të tjerë fleksibël, rezultatet mund të jenë shumë interesante: smartfonë që “kërcejnë” në xhepat tuaj kur duan t’iu lajmërojnë për mbërritjen e një telefonate apo mesazhi.

Nëse kjo teknologji zhvillohet mund të arrijmë në një smartfon totalisht të rrotulluar dhe që hapet kur na “kërkon” neve që të shohim informacionet kur ato mbërrijnë në pajisjen tonë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>