Lajmet

Mortal Kombat do të mbetet online edhe pas mbylljes së GameSpy

May 10 2014
0 Shpërndarje
Mortal Kombat do të mbetet online edhe pas mbylljes së GameSpy

Screen_Shot_2014-05-09_at_15.20.41.0_cinema_960.0Mortal Kombat, sipas Ed Boon nga Nether Realm Studios, do të vazhdojë të qëndrojë në dispozicion online edhe pasi ofruesi i video lojërave dhe mundësisë së zhvillimit të ndeshjeve online GameSpy do të ndalojë së funksionuari në fund të muajit. Boon shkroi në një cicërimë që “MK9 do të vazhdojë të punojë online,” ndonëse nuk tregoi saktësisht se kush do të mbajë serverët e lojës.

GameSpy Technology ofron funksionim për shumë lojtarë për dhjetëra lojëra në konsolla, kompjuterë dhe pajisje mobile. Muajin e kaluar, kompania lajmëroi që do të bënte ndërprerjen e këtij shërbimi më 31 maj 2014 dhe do të ndalojë së ofruari të gjitha shërbimet për lojërat që do të jenë duke e përdorur shërbimin.

Kompania ndaloi së licencuari shërbimet e veta për publikuesit që nga 1 janari i vitit 2013. Publikuesi 2K lajmëroi muajin e kaluar që Borderlands dhe disa lojëra Civilization do të ndërpriten përkohësisht gjatë 31 majit për të bërë kalimin nga GameSpy në Steamworks. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojera
Lajmet e fundit>