Lajmet

Mos bini pre e postimit mbi privatësinë që po qarkullon në Facebook

Nov 27 2012
0 Shpërndarje
Mos bini pre e postimit mbi privatësinë që po qarkullon në Facebook

E keni postuar edhe ju njoftimin mbi çështjet e privatësisë ne Facebook? Keni parë miqtë tuaj ta postojnë një gjë të tillë? Nëse nuk ju ka ndodhur asnjë nga këto më sipër, atëhere mos u shqetësoni. Është thjesht mashtrimi i rradhës. Në fakt, nuk është as një rreng i ri. Është thjesht përpunimi i një postimi të ngjashëm, pas së cilit ranë pre përdoruesit e Facebook-ut në fillim të këtij viti, kur kompania tregtohej në publik.

Në këtë postim thuhet me pak fjalë se “Në përgjigjje të direktivave të reja të Facebook-ut, unë deklaroj se mbaj të drejtën e autorit për të gjitha detajet e mia personale, ilustrimet, pikturat, shkrimet, publikimet, fotot dhe videot etj. (si rezultat i Konventës Berne).” Po ashtu thuhet se, për përdorimin komercial të materialeve të mësipërme duhet të merret lejë me shkrim dhe nxiten edhe përdoruesit e tjerë të Facebook-ut të ngrejnë padi në raste të tilla.

Atje kërkohet gjithashtu që edhe përdoruesit e tjerë të Facebook-ut ta postojnë këtë status. Janë të gjitha mashtrime! Robert Scoble, ikonë e mediave sociale, postoi për 434 000 të abonuarit në faqen e tij se “Nëse po postoni mbi të drejtat e autorit në Facebook dhe nuk keni kërkuar më parë mbi vërtetësinë e tij, atëherë jeni thjesht mendjelehtë.” Scoble u sugjeron njerëzve të bëjnë një farë kërkimi para se të postojnë pa pasur ndonjë ide se nga vijnë statuse të tilla. Në Snopes.com mund të gjeni informacionet e nevojshme para se të bëni “copy-paste” një postim të tillë.

Si të dalloni mashtrimet në Facebook

Në fund të fundit, kur hapni një llogari në Facebook, jeni i detyruar të lexoni kushtet paraprake për të qenë pjesë e rrjetit social. Askush nuk ju detyron të hapni një llogari në Facebook dhe vetëm pasi të keni lexuar termat e përdorimit dhe pasi të keni rënë dakort me to, mund të keni profilin tuaj në Facebook. Nëse pranoni, atëhere duhet t’i bindeni rregullave ligjore të rrjetit social.

Facebook-u rrit masat e sigurisë ndaj viruseve

Siç shpjegon Snopes, ju nuk keni të drejtë të vendosni apo të ndryshoni kushtet e pranimit. Po ashtu, ai thekson se ju, nuk mund të kufizoni nga ana ligjore të drejtat e një entiteti tjetër që nuk është pjesë e marrëveshjes mes jush dhe Facebook-ut, thjesht duke vendosur një pjesë teksti në Timeline-n tuaj.

Privatësia e Facebook-ut është në fakt një çështje tepër delikate që është pjesë e polemnikave të herëpashershme. Gjithsesi, faqja ofron mundësi të ndryshme për kontrollin e privatësisë, të cilat mund t’i zgjidhni vetë sipas preferencave tuaja. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>