Harduer

Moto 360 do të kushtojë dy herë më shumë se Samsung Gear Live

Jul 4 2014
0 Shpërndarje
Moto 360 do të kushtojë dy herë më shumë se Samsung Gear Live

gsmarena_001Pajisja më e re dhe më e përforlur e kompanisë Motorola, ora inteligjente Moto 360, pritet të ketë një çmim sa dyfishi i rivalit të saj kryesor Galaxy Gear. Ora Moto 360 është vënë për shitje në një nga tregjet online të Kinës në listën e pajisjeve teknologjike për blerje me parapagesë. Çmimi i saj është 330 euro, i cili është sa dyfishi i shumës prej 175 dollarësh që kushton Samsung Gear Live.

Motorola Moto 360 është një nga pajisjet teknologjike që vishet më të përfolura këtë kohë. Kjo orë ka një dizajn, paraqitje dhe ekran në formën rrethore. Moto 360 krahas funksionit si orë inteligjente, mund të kryejë edhe rolin e telefonit inteligjent. Kjo orë ju lejon të keni një kartë SIM posaçërisht për të si dhe të dërgoni mesazhe e të kryeni telefonata. Megjithëse është shumë funksionale, çmimi prej 330 eurosh mbetet përsëri shumë I lartë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>